Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar sot se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë e po ashtu nga të gjitha funksionet në AAK.

Pas dorëheqjes së saj, aktualisht MPJD mbetet pa udhëheqës, ku së shpejti kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pritet ta emëroj njërin nga zëvendësministrat e kësaj ministrie.


Muhamet Brajshori, Teuta Sahatqija dhe Gani Dreshaj që aktualisht kanë pozitën e zëvendësministrit, pritet që të emërohen në vend të Meliza Haradinaj-Stublla, shkruan Telegrafi.

Kujtojmë se së fundmi dorëheqje nga pozita e ministres së Financave dha edhe Hykmete Bajrami, e cila u zëvendësua nga Agim Krasniqi që mbante pozitën e zëvendësministrit

Gjithashtu edhe Blerim Kuçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Ekonomisë pak ditë para fillimit të fushatës zgjedhore. Kuçi u zëvendësua nga bashkë partiaku i tij Muharrem Nitaj. /Telegrafi/

53145570 2026879684285497 622532114868338688 n Muhamet Brajshori

158622010 4118363921509725 2941063188743332851 o Teuta Sahatqija

105551729 919435431863433 4244044136606156799 n Gani Dreshaj