LAJMI I FUNDIT:

Brahimaj e quan të padrejtë lirimin nga detyra në Kardiokirurgji: Nuk e di se ku janë bazuar

Brahimaj e quan të padrejtë lirimin nga detyra në Kardiokirurgji: Nuk e di se ku janë bazuar

Rifat Brahimaj ka reaguar pas lirimit nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se vendimi është “tmerrësisht i padrejtë”, ndërsa ka shtuar se nuk e di ku është bazuar Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK).

“Zyrtarisht ende nuk e kam marrë vendimin për lirimin nga detyra. Është tmerrësisht e padrejtë. Nuk e di se ku janë bazuar. Do të flas më tepër kur të vijë koha”, ka thënë shkurtimisht Brahimaj.


ShSKUK njoftoi të enjten se pas analizimit të situatës së fundit në Klinikën e Kardiokirugjisë, ka liruar nga detyra Rifat Brahimajn.

Në vendin e tij bëhet e ditur se është caktuar Shpejtim Shurdhiqi.

Lirimi nga detyra i Brahimajt vjen disa ditë pasi një operacion i rrallë i kryer në Kardiokirurgji mori vëmendje të madhe. Kushtrim Shala, kirurgu i cili e kreu operimin, e shpërndau atë në rrjete sociale si të suksesshëm, megjithatë pacienti vdiq më pas.

Brahimaj për Telegrafin pati deklaruar se Shala ka kryer një operacion për të cilin është dashur përvoja të cilën nuk e ka pasur. Ai gjithashtu pati thënë se ka qenë në pushim në kohën kur ishte kryer operacioni, duke hequr përgjegjësinë nga vetja.

Lidhur me rastin për Telegrafin u patën deklaruar edhe nga ShSKUK-ja.

Në përgjigjen e tyre u tha se “të gjithë drejtorët e klinikave, spitaleve të përgjithshme dhe njësive tjera në kuadër të ShSKUK-së, disa herë janë të njoftuar përmes Urdhëresës, në formë të Qarkores Informative, nga menaxhmentet në të kaluarën, por edhe tani, se e kanë të ndaluar publikimin e shkrimeve, fotografive dhe materialeve tjera nga institucionet ku punojnë, pa autorizim paraprak nga Zyra për Medie dhe Marrëdhënie me Publikun në ShSKUK”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori