Me miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të tri ligjeve kyçe për zhvillimin e sektorit financiar të vendit: Ligjin për Bankat, Ligjin për Shërbimet e Pagesave dhe Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit, njëkohësisht është hapur rruga për hapat e radhës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).
Tri ligjet themelore të miratuara në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian, përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt integrimit në tregun financiar të BE-së dhe avancimin e transparencës dhe gjithë përfshirjes financiare, dhe do të kenë ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit tonë, veçanërisht për lëvizjen e lirë të kapitalit me partnerin më të madh të Republikës së Kosovës, Bashkimin Evropian, si dhe me vendet e rajonit.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të procedojë me miratimin e rregulloreve që dalin nga këto ligje dhe përditësojë para-aplikimin e bërë më 14 tetor në DG FISMA dhe në Këshillin Evropian të Pagesave (EPC) me informata plotësuese përfshi rregullativën e re të miratuar.
Miratimi i këtyre ligjeve dhe integrimi në SEPA pritet të sjellin përfitime të konsiderueshme ekonomike, por edhe benefite tjera, duke përfshirë një kursim vjetor të vlerësuar prej rreth 55 milionë euro nga tarifat për transferet ndërkombëtare, njëkohësisht duke rritur efikasitetin dhe shpejtësinë e transaksioneve, konkurrencën dhe gjithë përfshirjen në tregun e pagesave, si dhe transparencën, mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare dhe integritetin e sistemit financiar.
BQK-ja shpreh mirënjohje për institucionet e Republikës së Kosovës, për mbështetjen në finalizimin e nismave të saj ligjore, por edhe atyre evropiane, si Komisioni Evropian, në veçanti DG FISMA dhe DG NEAR, si dhe ekipeve të Bankës Botërore për kontributin dhe mbështetjen gjatë procesit të përgatitjes së ligjeve dhe rregulloreve të nevojshme për plotësimin e kritereve për anëtarësim në SEPA.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si do të ndikojnë tarifat ndaj Kanadasë dhe Meksikën në çmimet e karburantit në SHBA?

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi