Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Dardan Fusha dhe Presidenti i Shoqatës Evropiane të Shtëpive të Kliringut (EACHA), Jose Luis Langa, nënshkruan anëtarësimin e BQK-së në këtë organizatë pas votimit të anëtarëve të saj gjatë Takimit Plenar të organizuar në kuadër të Forumit të Pagesave në Sofje të Bullgarisë.
Anëtarësimi në EACHA paraqet një hap të rëndësishëm, duke marrë parasysh projektet dhe reformat në proces lidhur me digjitalizimin e shërbimeve të pagesave.
Ky anëtarësim ofron një mundësi për të mësuar nga përvojat dhe njohuritë e vendeve të tjera mbi procesin e anëtarësimit në SEPA dhe qasjes në TIPS.
Gjithashtu, do të lehtësojë procesin e identifikimit dhe adaptimit të një zgjidhje për procesimin e pagesave të shpejta në Republikën e Kosovës dhe do të lehtësojë qasjen e bankave dhe ofruesve të tjerë të shërbimeve të pagesave në shtëpitë e kliringut në Evropë, duke mbështetur qëllimin strategjik të BQK-së për modernizimin e sistemeve të pagesave dhe integrimin në SEPA.
EACHA ka anëtarë nga 25 vende të ndryshme evropiane, duke përfshirë disa banka qendrore si ajo e Gjermanisë (Deutsche Bundesbank) dhe Italisë (Banca D’Italia), si dhe disa nga operatorët dhe infrastrukturat më të mëdha evropiane të pagesave në pronësi të bankave.
Kjo organizatë shërben si një forum për të mbështetur anëtarët e saj në zbatimin e Rregullave dhe Standardeve të Pagesave të Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), si dhe për të mësuar nga përvojat e njëri-tjetrit në zhvillimin dhe adoptimin e skemave, sistemeve dhe infrastrukturave të reja të pagesave.
Për më tepër, EACHA përfaqëson nevojat e anëtarëve të saj në institucionet evropiane, duke mundësuar shkëmbimin e informacionit, diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët, rrjetëzimin dhe zhvillimin e standardeve për të promovuar ndërveprimin e sistemeve të pagesave me vlerë të vogël në zonën SEPA.
EACHA mban kontakte të afërta me BE-në, BQE-në, EPC-në dhe institucione të tjera evropiane.
Kjo platformë do të ndihmoj BQK-në dhe ofruesit e shërbimeve të pagesave në adaptimin e standardeve të BE-së dhe përgatitjen e tregut për integrim me skemat dhe sistemet e pagesave të BE-së. Gjithashtu, do t’i mundësoj BQK-së që të jetë e përfshirë për së afërmi në iniciativat dhe zhvillimet e reja në BE, për mbështetjen e avancimit të tregut të pagesave në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri