LAJMI I FUNDIT:

BQE: Eurozona me rritje të moderuar

BQE: Eurozona me rritje të moderuar

E ardhmja e ekonomisë globale është bërë më e zymtë pas votës së britanikëve për të braktisur Bashkimin Europian, nënvizon Banka Qendrore Europiane, duke konfirmuar gatishmërinë për të ndërhyrë me stimuj monetarë në rast se do të jetë e nevojshme.

Rritja e çmimeve në rajon mbetet ende mjaft e dobët e për këtë arsye, institucioni me bazë në Frankfurt ka deklaruar shpeshherë gatishmërinë për të ndërhyrë. Tregjet financiare kanë rifituar disi qetësinë pas dy-tre javëve me luhatshmëri të lartë që gjeneroi 23 qershori.

Nga ana tjetër, ekspertët shprehen se impakti i plotë i votës pro Brexit duhet ende të materializohet. “Luhatshmëritë në tregjet financiare kanë qënë jetë-shkurtër pas votës së 23 qershorit”, nënvizon Banka Qendrore Europiane në buletin mujor.


“Pavarësisht kësaj, pasiguria sa i përket ekonomisë globale është rritur, ndërkohë që të dhënat për tremujorin e dytë sinjalizojnë një ngadalësim të ekonomisë dhe tregtisë globale”, vijon Banka.

Të dhënat e fundit tregojnë se ekonomia britanike po tkurret me hapin më të shpejtë që prej viteve 2008-2009. Banka Qendrore Europiane ndërkohë i mbetet besnike projeksionit për një rimëkëmbje të moderuar të eurozonës.

Të dhënat e bankës u raportuan nga Jens Wedimann, një prej anëtarëve më skeptik të bordit. “Mendimi im është se projeksionet ekonomike të zonës së monedhës së përbashkët nuk kanë ndryshuar rrënjësisht pas votës pro Brexit”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori