LAJMI I FUNDIT:

BPRM: Ekonomia po stabilizohet, është zvogëluar kamata e bonove të thesarit

BPRM: Ekonomia po stabilizohet, është zvogëluar kamata e bonove të thesarit

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë ka vendosur që kamata e letrave me vlerë të zvogëlohet për 0.25% dhe ajo të arrijë 3.75%, kurse oferta e bonove të thesarit të ankandit të 14 dhjetorit të rritet nga 22 milionë denarë në 23 milionë denarë, përcjellur Telegrafi Maqedoni.

Reagim i tillë, siç thuhet në komunikatën e sotshme, politika monitare është reflektim të stabilizimit të dukshëm të pritjeve të subjekteve ekonomike, dhe të dhe të likuiditetit në mënyrë të konsiderueshme të strukturave të lartë të sektorit bankar.

Sinjalet për stabilizimin, sipas Bankës Vendore, janë dukshëm në dy pika, ku kriza politike ka pasur efekte të mëdha, tregun devizor dhe depozitat në sistemin bankar.


BPRM edhe në periudhën vijuese me kujdes do t’i ndjek lëvizjet, kurse ndryshimet në politikën monetare në masë të madhe do të jenë kushtet nga ambienti stabil mëtejshëm të politikës vendore stabile. /Telegrafi/