Nga: Daut Dauti
Një italian i quajtur Vincenzo Peruggia ka hyrë në histori për shkak se e vodhi pikturën më të famshme në botë, Mona Lizën.
Peruggia po punonte në Paris si bojaxhi. Me këtë cilësi kishte punuar edhe në Luvër, në muzeun e famshëm ku gjendej piktura në fjalë. Arsyeja që mendohet se e shtyri ta bënte këtë akt, ishte trajtimi jo i mirë i punëtorëve dhe emigrantëve italianë në Paris dhe në përgjithësi në Francë. Një arsye tjetër duhet të jetë më e rëndësishme: kur punoi në Louvre, i kishte parë gjithë ato piktura të autorëve italianë dhe kishte menduar se kjo është padrejtësi. Sipas tij, këto piktura duhej të ktheheshin në Itali.
Kështu, në mëngjesin e hershëm të 21 gushtit 1911, Peruggia hyri në Luvër dhe nga muri e hoqi Mona Lizën. Arsyeja që e zgjodhi këtë pikturë ishte formati i saj. Ishte piktura më e vogël që gjendej aty. Pra, jo që ia dinte vlerën, por këtë e bëri për shkak të lehtësisë së bartjes në mënyrë të fshehur. Pastaj provoi të dilte nga një derë e fshehur që e dinte vetëm ai dhe tjerët që kanë punuar në këtë muze, por nuk mundi pasi që ishte bllokuar. Doli nga hyrja kryesore dhe askush nuk e kontrolloi.
Kjo ka qenë vjedhje spektakolare. Policia parisiane besonte se hajni ishte profesionist dhe adhurues i madh i Leonardo Da Vincit. Prandaj, u morën në pyetje shumë aristokratë dhe intelektualë e artistë, përfshirë poetin e famshëm Guillaume Apollinaire dhe piktorin Pablo Picasso.
Në fakt Vincenzo Peruggia nuk kishte lidhje me art dhe ishte njeri me inteligjencë nën mesatare dhe me probleme mentale. Pas një viti Peruggia u kthye në Itali duke menduar se kishte bërë vepër patriotike dhe vendosi ta shiste Mona Lizën. Ai madje mendonte se do të shpërblehej si patriot, por policia e arrestoi.
Kur policia e pyeti se çka do të bënte me paratë që do t’i merrte nga shitja e pikturës, u përgjigj se do ta shëtiste botën. Kur inspektori i policisë e kishte pyetur se konkretisht “cilat qytete do t’i vizitoje”, Peruggia kishte thënë: “Napolin, Manastirin dhe Selanikun”. Kjo ka qenë bota e njeriut që e vodhi Mona Lizën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
ASHIK QERIBI
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Në ndriçim të Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare
Historia e çuditshme dhe befasuese e këngës “Non, Je ne Regrette Rien”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme