Site icon Telegrafi

Bosi i narko-mafisë aziatike arrestohet në Holandë, Tse Chi Lop në krye të bandës që fiton 70 miliardë në vit – e quajnë El Chapo kinez

Policia holandeze ka njoftuar se ka arrestuar liderin e narko-kartelit apo më mirë thënë shefin e organizatës kriminale aziatike Tse Chi Lop, që konsiderohet si njëri nga të arratisurit më të kërkuar dhe shpesh krahasohet me narko-bosin Joaquin Guzman i njohur ndryshe si El Chapo, shkruan Reuters.

Tse Chi Lop, shtetas kanadez i lindur në Kinë, është arrestuar sipas fletarrestit të policisë australiane që po hetojnë rastin, dhe që kanë konstatuar se organizata në krye të cilës është Chi Lop ka fituar 70 miliardë dollarë brenda një viti duke shitur dhe shpërndarë drogë, transmeton Telegrafi.

Përfaqësuesi i policisë holandeze Thomas Aling, ka deklaruar se para ekstradimit pritet që Chi Lop të shfaqet në bankën e të akuzuarve – duke theksuar se i dyshuari është arrestuar në aeroportin e Amsterdamit – Schipol.

“Gjendej në listën e të arratisurve më të mëdhenj, e arrestimi i tij është rezultat i punës së palodhshme të organeve të sigurisë. Fjala është për një njeri të kalibrit të El Chapos, ndoshta edhe të Pablo Escobarit”, ka shtuar Aling. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version