LAJMI I FUNDIT:

Borisov: Greqia dhe Maqedonia të gjejnë zgjidhje, siç bëri Sofje me Shkupin

Borisov: Greqia dhe Maqedonia të gjejnë zgjidhje, siç bëri Sofje me Shkupin

Greqia dhe Maqedonia duhet të gjejnë zgjidhje për kontestin që kanë, ashtu siç e bëri Sofja me Shkupin, ka deklaruar kryeministri bullgar, Boyko Borisov.

“Duhet të gjendet zgjidhje mes dy shteteve, ashtu siç e gjetëm ne, pasi Greqia do t’i bllokojë proceset për në NATO dhe BE”, theksoi Borisov në një deklaratë për “Trud”, duke u përgjigjur në pyetjen se pse në takimin e djeshëm të liderëve të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë në Varna, nuk ka marrë pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për krijimin e të ashtu quajturës “Katërshja e Varnës”, kryeministri bullgar vlerësoi se me këtë vërtetohet vullneti i përbashkët për bashkim, integrim evropian dhe respektim të parimeve evropiane.


“Kjo njëkohësisht është edhe zgjidhje e çështjeve që janë të rëndësishme për Ballkanin”, është shprehur Borisov.

Ai gjithashtu njoftoi se deri në fund të këtij viti së bashku me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin do të kenë takime me përfaqësues të Bankës Botërore për gjetjen e një modeli financiar për ndërtim të Koridorit 8./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori