LAJMI I FUNDIT:

Borë e shi edhe gjatë dy ditëve në vazhdim, IHMK thotë se do të ketë përsëri erëra të fuqishme në Dukagjin

Borë e shi edhe gjatë dy ditëve në vazhdim, IHMK thotë se do të ketë përsëri erëra të fuqishme në Dukagjin

Reshjet e borës dhe shiut pritet të vazhdojnë edhe gjatë dy ditëve në vazhdim në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

Parashikuesi i motit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se gjatë datave 28 dhe 29 shkurt pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.  Në fushat barike pritet të ketë rritje, derisa në fushat termike parashihet rënie kryesisht në vlerat maksimale. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin -2 deri në 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit herë-herë me vrull”, tha Aliu për Telegrafin.


Aliu ka thënë se gjatë dy ditëve në vijim po ashtu parashihet që të ketë erëra në pjesën veriore të Dukagjinit, me theks të veçantë në Istog dhe rrethinë të cilat do të kenë një rreze veprimi nga 10 deri në 12 km.

“Gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë parashihet të ketë reshje të shiut e të borës. Në pjesën veriore të Dukagjinit, pritet përsëri të ketë erëra mesatare, deri në të fuqishme, me theks të veçantë në Istog dhe rrethinë, me një rreze veprimi prej 10 deri 12 km”, tha Aliu për Telegrafin.

Megjithëse, reshjet nuk kanë pushuar, rrugët nëpër të gjithë territorin e Kosovës, deri tani kanë qenë të kalueshme.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Fillojetë Konjuhi.

Borë në Kosovë, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme
Lexo po ashtu Borë në Kosovë, Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Sipas Konjuhit, që nga mbrëmë, ekipet për mirëmbajtje të rrugëve kanë dalur në terren, ndërsa intervenime janë bërë në disa zona malore.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme nuk ka problem, as me fillimin e reshjeve nuk janë paraqitur probleme, pasi kompanitë kanë dal nëpër terren qysh nga mbrëmë meqë kanë qenë temperaturat e ulta, ku është intervenuar në disa vise malore”, tha Konjuhi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori