LAJMI I FUNDIT:

Bordi Zviceran për Hetimet e Sigurisë: Aeroplani i ‘EasyJet’ për pak sa nuk u përplas me një veturë në aeroportin e Prishtinës

Bordi Zviceran për Hetimet e Sigurisë: Aeroplani i ‘EasyJet’ për pak sa nuk u përplas me një veturë në aeroportin e Prishtinës

Një incident raportohet se ka ndodhur më 20 qershor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një aeroplan i kompanisë “Easy Jet”, për pak sa nuk është përplasur me një veturë.

Për incidentin në fjalë ka njoftuar Bordi Zviceran për Hetimet e Sigurisë (SUST), transmeton Telegrafi.

“Një aeroplan Airbus A320 i kompanisë EasyJet i ka shpëtuar për pak një përplasjeje me një automjet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Incidenti ndodhi më 20 qershor, kur automjeti i aeroportit ndodhej në pistë ndërsa aeroplani po përgatitej për fluturimin drejt Gjenevës”, thuhet në njoftimin e tyre.


Sipas raportit, aeroplani me regjistrim zviceran HB-JXF kishte marrë lejen për t’u ngritur nga pista 35 pak pas orës 17:00, ndërkohë që automjeti i aeroportit ishte parkuar në anën tjetër të pistës.

“Airbus A320 u autorizua për ngritje nga pista 35, ndërsa një automjet i aeroportit qëndronte pranë pragut 17 në skajin lindor të pistës,” thuhet në raport.

Gjatë ngritjes, aeroplani fluturoi mbi automjetin në një lartësi të sigurt.

“Ekuipazhi raportoi se aeroplani kishte kaluar mbi automjetin me pajisjen e uljes ende të zgjatur”, bëhet e ditur nga Bordi Zviceran për Hetimet e Sigurisë (SUST)

SUST nuk dha detaje mbi numrin e personave në bord në momentin e incidentit, por Airbus A320 ka kapacitet për 186 pasagjerë duke shtuar se “Komisioni përgjegjës për aviacionin në Kosovë ka nisur një hetim për ngjarjen”.

Lidhur me rastin, Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, por që deri tani nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori