Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës, ka njoftuar për masat e ndërmarra deri tani që nga emërimi i tyre nga Qeveria.
Në komunikatën dërguar mediave, thuhet se gjendje e emergjencës për shëndetin publik, e ka rënduar edhe më tej gjendjen financiare, edhe ashtu të rënduar të TK-së, dhe se për këtë janë duke hartuar një plan për tejkalimin e situatës, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, bordi zotohet se nuk do të ketë keqmenaxhim.
“Kompanitë e Telekomunikacionit, nga përvoja kudo në botë, kur administrohen me profesionalizëm dhe korrektësi e kanë fitimin e garantuar. Ne si drejtues të kompanisë tonë publike sigurojmë që keqmenaxhimi, keqpërdorimi financiar, dobësimi i kompanisë për interesa të kundërta me ato të interesit publik por, dhe keqmenaxhimi i burimeve njerëzore sa i takon mosrespektimit të profesionistëve e punëtorëve, do të ndalen pa hezitim. Dhe puna në këtë drejtim ka nisur e nuk do të ndalet”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e Republikës së Kosovës na ka dhënë përgjegjësinë që për periudhën vijuese, deri në përzgjedhjen e Bordit të Drejtorëve, të përkujdesemi për Telekomin e Kosovës (TK). Përgjegjësia e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve (BiD), nënkupton obligimin tonë që të përkujdesemi për TK më mirë se për shtëpitë tona (obligimin fiduciar).
Në këtë drejtim ne si BiD dëshirojmë të ju njoftojmë për hapat që kemi marrë deri më tani dhe për planet në periudhën në vijm, që të përmbushim obligimin financiar që na është besuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si në vijim.
Me 11 Mars 2020, ne kemi marrë edhe zyrtarisht mandatin nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS). Menjëherë pa humbur kohë kemi filluar me analiza/takime intensive për të krijuar një pasqyrë sa më reale mbi gjendjen aktuale në TK.
Besoj se ju të gjithë jeni në dijeni, që viteve të fundit, gjendja financiare dhe qëndrueshmëria e TK-së është rënduar tej mase si pasojë e vendimeve jo rrallë herë të gabuara: si ato të qëllimshme, ashtu edhe nga ato nga mungesa e vizionit gjatë vendimmarrjes. Kësisoj, TK ka hyrë në obligime financiare afatmesme e afatgjatë, të panevojshme, të cilat e kanë rënduar edhe më shumë gjendjen në TK.
Gjatë këtyre tre javëve, pas një pune intensive dhe pas krijimit së një pasqyre të gjendjes aktuale, jemi në përgatitje të hapave që duhet të ndërmerren për të rimëkëmbur TK në një të ardhme të afërt.
Ne jemi duke hartuar një plan për rimëkëmbjen e TK. Kemi filluar me masa që janë të aplikueshme në këtë situatë, kur vendi po përballet me emergjencën për shëndetin publik. Masa këto që do të kontribuojnë në stabilizimin e gjendjes dhe garantimin e funksionimit të TK-së.
Megjithatë, në situatën aktuale, ku rreth 80% të stafit të TK-së janë duke qëndruar në shtëpi, masat në vijim, të cilat janë të domosdoshme dhe të pashmangshme, do të shtyhen pak në kohë:
I. Riorganizimin e TK;
II. Organizimin e mirëfilltë, ku secili punonjës të jetë në nivel të detyrës dhe përgjegjësive që i ngarkohen;
III. Investime të domosdoshme në garantimin e ofrimit të shërbimeve (me theks të veçantë në freskimin dhe mirëmbajtjen adekuate të sistemeve në TK, që janë thelbësore për vijushmërinë dhe
shërbimin sa më cilësor); dhe,
IV. Zhvillimin e një strategjie afatmesme që, ndër tjera, i mundëson TK-së shërbime sa më të mira karshi konsumatorëve, rrjedhimisht ngritjen e të hyrave, që garantojnë gjenerimin e mjeteve për investime të domosdoshme.
Për masat e lartcekura jemi duke punuar dhe bërë përgatitjet e nevojshme, që në javët në vijim të ndërmarrim hapat e domosdoshëm për realizimin e këtyre objektivave.
Kompanitë e Telekomunikacionit, nga përvoja kudo në botë, kur administrohen me profesionalizëm dhe korrektësi e kanë fitimin e garantuar. Ne si drejtues të kompanisë tonë publike sigurojmë që keqmenaxhimi, keqpërdorimi financiar, dobësimi i kompanisë për interesa të kundërta me ato të interesit publik por, dhe keqmenaxhimi i burimeve njerëzore sa i takon mosrespektimit të profesionistëve e punëtorëve, do të ndalen pa hezitim. Dhe puna në këtë drejtim ka nisur e nuk do të ndalet.
Gjithashtu, dëshiroj të Ju njoftoj, se kjo gjendje e emergjencës për shëndetin publik, e ka rënduar edhe më tej gjendjen financiare, edhe ashtu të rënduar të TK-së. Jemi duke e hartuar një plan për tejkalimin e kësaj situate emergjente, për çka, nëse duhet, do te kemi edhe mbështetjen e MEPTINIS, për të garantuar të ardhura të dinjitetshme për punonjësit ë TK-së. Në këtë rast duhet cekur, se në rast se mbështetja nga MEPTINIS do të jetë e
pashmangshme, do të ishte e paarsyeshme dhe e pamoralshme që të kërkohet nga MEPTINIS, që më paratë e taksapaguesve të Republikës së Kosovës të subvencionohet çdo pagë që tejkalon shumën e një page të dinjitetshme në Republikën e Kosovës.
Po ashtu, dëshiroj të ju njoftoj, se pas tejkalimit të gjendjes që po përballet Republika e Kosovës, njëkohësisht jemi duke hartuar një plan që me pastaj së bashku me MEPTINIS t’i shikojmë mundësitë se si mund të sigurohen mjetet e nevojshme për rimëkëmbjen e TK-së.
Ne jemi më shumë se të bindur dhe fuqishëm besojmë se TK do ta tejkalojë këtë sfidë së bashku me profesionistët tanë e punëtorët.
Padyshim që do të sigurohemi dhe jemi të bindur se do ta drejtojmë Telekomin e Kosovës kah suksesi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos