Reshjet e borës përpos vështirësive që kanë krijuar në qarkullim, kanë shkaktuar probleme edhe në rrjetin energjetik.

Komuna e Deçanit sonte ka mbetur pa rrymë, shkaku i prishjes së kabllos së tensionit të lartë.


Këtë e ka bërë të ditur edhe kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj duke thënë se shpreson që KEDS ta rregullojë këtë problem deri nesër.

Postimi i tij i plotë:Të nderuar qytetarë, Me keqardhje më duhet të ju informoj, se për shkak të prishjes së kabllos nëntokësore të tensionit të lartë. Sonte në qytetin e Deçanit nuk do të ketë rrymë. Shpresoj dhe besoj që deri nesër në mesditë të riparohet prishja nga KEDS-i! Ju falënderoj për mirëkuptim!. /Telegrafi/