GALERIA Shopping Mall dhe Libraria Dukagjini kanë bashkuar forcat për të organizuar një superfestë të librit, të mbushur me aktivitete dhe një atmosferë fantastike.Për pesë ditë me radhë, BookFest-i i librarisë “Dukagjini” do të transformojë një kënd në katin zero në GALERIA në një pikë tërheqëse sociale dhe kulturore.Përgjatë këtyre ditëve, vizitorët e qendrës do të kenë mundësinë të afrohen me vlerat kulturore dhe artistike, me librin në qendër. Libraria “Dukagjini” e konsideron librin si një vlerë dhe jo thjesht si një produkt, një vlerë që shoqëria e ka gjithnjë të nevojshme.Aktivitetet do të mbahen nga e mërkura, 18 Dhjetor deri të dielën, 22 Dhjetor 2024, dhe do të ofrojnë mundësi për tërheqjen e vëmendjes te libri, duke i shoqëruar ato me argëtim dhe surpriza.Përpos aktiviteteve që do të ngjallin kureshtjen, BookFest po ashtu ofron 40% zbritje në librat tuaj të preferuar.Lexo - Zbulo- Festo - këtë Dhjetor, bashkohuni me “BookFest” në GALERIA Shopping Mall dhe përjetoni një festë të vërtetë të librit!GALERIA e dëshirave tuaja!