Bonucci kërkon falje në emër të ekipit të Italisë për mënyrën si e lanë zhveshtoren pas humbjes nga Maqedonia e Veriut

Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci, ka kërkuar falje në emër të bashkëlojtarëve pas kritikave që morën për mënyrën si e lanë zhveshotren në Stadio Barbera të enjten mbrëma.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar fotografi dhe video të zhveshtores së Azzurrëve pas humbjes nga Maqedonia e Veriut dhe humbjes sa shansit për të shkuar në Katar.
Shishe plastike, faculeta të përdorura, mbeturina ushqimore, madje edhe bishta cigaresh të mbetura –ishin në mesin e hedhjeve në dyshemenë e dhomës së zhveshjes në Stadio Barbera që shkaktuan edhe më shumë kritika për lojtarët italianë që dështuan të shkojnë në një Kampionat Botëror për herë të dytë radhazi.
Në një konferencë për shtyp në Coverciano, Bonucci e ka përmendur këtë çështje duke kërkuar falje për veprimin e tyre.




































