Bombarduesit e Forcave Ajrore Amerikane B-1B zbarkuan në Guam gjatë kësaj javë në vendosjen e dytë të avionit me rreze të gjatë në ishull këtë vit mes tensioneve rajonale mbi Tajvanin dhe perspektivës së afërt të një testi të ri bërthamor të Koresë së Veriut.
Ushtria amerikane gjatë së enjtes konfirmoi vendosjen e përkohshme në territorin amerikan të paqësorit si pjesë e misionit të “task forcës bombarduese”, një ditë pasi që ueb-sajte të ndryshme të zbulimit të avionëve raportuan fluturimin e tyre nga bazat e tyre në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.
“Kjo vendosje ka për qëllim të dërgojë një mesazh se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë afër aleatëve dhe partnerëve për të frenuar ndonjë provokim potencial” tha zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder në një konferencë, kur u pyet nëse misioni kishte për qëllim dërgimin e një mesazhi drejt Koresë së Veriut, raporton Reuters.
Prania e bombarduesve synon gjithashtu të tregojë se Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë për të kryer operacione globale në çdo kohë, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, Koreja Jugore dhe Japonia kanë rritur shfaqjet e forcës ushtarake në përgjigje të testeve raketore të Koresë së Veriut, duke përfshirë kryerjen e stërvitjeve detare me një aeroplanmbajtëse amerikane dhe organizimin e stërvitjeve të mëdha në terren për herë të parë në vite.
Aeroplanët bombardues B-1B kanë marrë pjesë në shfaqje të forcës ndaj Koresë Veriore përgjatë viteve të kaluara. Koreja e Veriut denoncon stërvitjet ushtarake nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj si provokuese dhe prova të qëllimeve armiqësore.
Gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në Guam, bombarduesit do të bashkëpunojnë me disa forca aleate të paspecifikuara në disa misione të ndryshme të ushtrimeve në rajonin e Indo-Paqësorit, thanë Forcat Ajrore Amerikane në një deklaratë.
“B-1 është një platformë veçanërisht e aftë në këtë rajon, duke qenë në gjendje që të udhëtojë në distanca të largëta dhe të bartë fuqi të konsiderueshme zjarri me precizion të madh dhe me municione të ndryshme”, deklaroi Nënkoloneli Daniel Mount, i skuadronit të 37-të të bombarduesve.
Misionet e task forcës së bombarduesve “luajnë një rol kritik në frenimin e kundërshtarëve të mundshëm dhe sfidimin e llogaritjes së vendimeve të tyre”, tha një tjetër oficer.
Tensioni ka qenë i lartë në muajt e fundit edhe në ishullin vetë-qeverisës të Tajvanit, territor të cilin Kina pretendon të jetë i tyre.
Një vizitë në këtë ishull gjatë muajit gusht nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve Nancy Pelosi zemëroi Kinën, e cila më pas nisi stërvitjet ushtarake pranë ishullit. Ato kanë vazhduar, edhe pse në një shkallë shumë të reduktuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Paralajmëron zyrtari i lartë i Shtëpisë së Bardhë: SHBA mund të rishikojë kufirin kanadez

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë reagon Zelensky: Faleminderit Amerikë!

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump Zelensky

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn – dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet