Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, u zotua se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, “do ta shtrydhë Iranin” me presion të madh ekonomik, për shkak të, siç tha, sjelljes “keqdashëse” të tij në Lindjen e Mesme dhe në gjithë botën.
Bolton i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin armen, Nikol Pashinian, në Jerevan.
“Siç i thashë edhe kryeministrit, duam të bëjmë presion maksimal mbi Iranin, sepse ai nuk ka hequr dorë nga synimi për krijimin e armëve bërthamore”, i tha Bolton shërbimit armen të Radios Evropa e Lirë.
“Irani mbetet bankieri kryesor në botë i terrorizmit ndërkombëtar. Dhe, ne jemi të shqetësuar për programin e tij me raketa balistike dhe për operacionet e tij ushtarake në Siri, Irak dhe gjetkë”, tha Bolton.
“Do ta shtrydhim Iranin, sepse mendojmë se sjellja e tij në Lindjen e Mesme dhe në fakt globalisht është keqdashëse dhe duhet të ndryshojë”, tha zyrtari i lartë amerikan.
Në muajin maj, Trump e ka tërhequr SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe ka rikthyer sanksionet ekonomike kundër tij.
Irani vazhdimisht ka thënë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kaos në kryeqytetin e Rumanisë pasi kandidatit prorus i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut

Hakerët e Koresë së Veriut arkëtojnë të paktën 300 milionë dollarë nga grabitja e tyre rekord prej 1.5 miliard dollarëshe e kriptovalutave

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Fluturakja misterioze e Forcave Hapësinore të SHBA-së kthehet në Tokë ndërsa autoritetet nuk flasin mbi atë që kishte bërë gjatë 434 ditëve të saj në orbitë

"Në tregti si në hokej, ne do të fitojmë": Kryeministri i ardhshëm i Kanadasë zotohet të fitojë luftën tregtare me Trump

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Trump thotë se Ukraina 'mund të mos mbijetojë' edhe me ndihmën e SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa