"Boll Më" ndihmë falas për qytetarët e dëmtuar: EVN-në do ta sfidojmë edhe juridikisht

Iniciativa qytetare "Boll Më" sot në Tetovë ka hapur zyrat e saj, me qëllim që të ndihmojë qytetarët në aspektin juridik falas, të cilët janë dëmtuar nga kompania energjetike EVN.
"Kemi shprehur pakënaqësinë tonë me aktivitete të ndryshme, por kësaj radhe do i sfidojmë juridikisht", thonë nga iniciativa "Boll Bë".
Ata thonë se do të vazhdojnë edhe me aktivitete tjera, në mënyrë që të ndalojnë sipas tyre, padrejtësitë nga EVN-ja dhe Komisioni Rregullator për Energjetik.
"Ne do të shërbejmë si ndërlidhje juridike në mes qytetarëve dhe kompanive energjetike, pasi jemi të vetëdijshëm se sektori energjetik funksionon jashtë çdo sistemi", thanë nga iniciativa./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
18/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































