Boka: Stuttgarti do ta shqetësojë Bayernin

“Është e qartë se Bayerni është favorit, por edhe ne do t’i kemi shanset tona. Ne do t’i hyjmë kësaj ndeshje me qëllim që të tregojmë se mund t’u bëjmë ballë atyre. Jemi të relaksuar dhe optimistë”.
“Duhet të sigurohemi që ata të mos e luajnë lojën e tyre. Ne duhet ta ndjekim shembullin se si luajti Borussia Dortmund në pjesën e parë të finales së Ligës së Kampionëve. Bayernit iu desh të luajë me topa të gjatë për shkak të presionit që i ushtronte Dortmundi”.
“Mund të jetë avantazh që nuk jemi favorit. Çdo gjë është e mundur në futboll. Ne nuk kemi asgjë për të humbur dhe këtu mundemi vetëm të fitojmë”, deklaroi Boka për Goal. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/05/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































