LAJMI I FUNDIT:

Bogujevci: Nuk është bërë asgjë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Bogujevci: Nuk është bërë asgjë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, e mbijetuar e masakrës së vitit 1999 në Podujevë tha sot në seancën e Kuvendit ku po debatohet për të pagjeturit se edhe pas 19 vjetëve asgjë nuk është bërë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Bogujevci tha se familjarët e të pagjeturve ende jetojnë me dhimbje për fatin e personave të pagjetur edhe 19 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Ajo në Kuvendin e Kosovës shprehu zhgënjimin për lirimin nga Gjykata e lartë në Beograd të Sasha Cvjetanit, anëtar i njësisë policore “Akrepat” që kreu krimin.


“Para dy ditëve një person që është dënuar për vrasjen e familjarit është liruar në Serbi. Serbia nuk do ta pranojë që ka bërë krime në Kosovë”, ka thënë ajo.

E mbijetuara e masakrës po ashtu tha se e drejton gishtin tek ata që janë përgjegjës për gjetjen e personave të pagjetur gjatë luftës në Kosovë.

“Asgjë nuk është bërë në këtë drejtim, përkundrazi është keqpërdorë. Drejtojë gishtin tek ata që janë përgjegjës..Sot dua të flas në emër të familjarëve. Kisha dashur të ktheheni pak mbrapa tek koha e përfundimit të luftës, ku të gjithë kemi pas ndjesinë e humbjes së familjarëve dhe miqve tanë, dhe ta ngritni atë ndjenjë sot këtu. Duhet ta kuptojmë se nëpër çfarë kanë kaluar familjarët tanë që 19 vite”, ka thënë ndër të tjera Bogujevci.

Ajo gjithashtu u bëri thirrje ndërkombëtare që të bëjnë presion që kjo çështje të merret si prioritet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori