Boca Juniors mposht River Platen, por eliminohet nga Copa Libertadores

Boca Junior ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Copa Libertadores ndaj rivalit të urryer River Plate.
Dy klubet më të mëdha argjentinase njihen për rivalitetin e madh dhe të zjarrtë mes vete në çfarëdo gare.
Një rivalitet të madh dhe të urryer e treguan edhe sot (e mërkurë) në mëngjes, në fushë dhe në tribuna.
Boca Juniors dhe River Plate luajtën mes vete takimin e dytë gjysmëfinal të Copa Libertadores, ndeshja që përfundoi me fitoren e vendasve 1-0.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Hurtado në minutën e 80-të, por nuk ishte i mjaftueshëm për Bocan.
Kjo pasi River Plate fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-0 dhe u kualifikua në finale falë rezultatin të përgjithshëm 2-1.
River Plate në finale do të presë njërin nga fituesit e takimit Flamengo-Gremio, të cilët në ndeshjen e parë kanë luajtur baras 1-1. /Telegrafi/


















































