Site icon Telegrafi

Me bluzën dedikuar xhudisteve të arta, aktorja Xhejlane Tërbunja merr vëmendjen e të gjithëve në premierë: Këto janë gratë e fuqishme

Xhejlane Tërbunja (Foto: Ridvan Slivova/Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi)

Aktorja Xhejlane Tërbunja ishte prezente mbrëmjen e së enjtes në kinemanë ‘Cineplexx’ për premierën e filmit më të ri, “Adnan Kafazi”.

Ajo luan një prej roleve të këtij filmit të zhanrit komedi-aksion, i cili si tematikë ka fuqizimin e grave.

Për Telegrafin, Tërbunja tregoi se si ka qenë eksperienca e saj me kastin e aktorëve dhe ekipit realizues të “Adnan Kafazi”.

Lexo po ashtu Filmi "Adnan Kafazi" jep premierën në 'Cineplexx', aktorët flasin për të qeshurat dhe prapaskenat e filmit aksion/komedi

“Shumë ka qenë eksperiencë e mirë, duke marrë parasysh që kemi punuar me një ekip ku krejt aktorët kanë pasur një energji shumë të mirë, një humor shumë të mirë, edhe prapa kamerës edhe para kamerës atmosfera ka qenë shumë e mirë”, tha Xhejlanja për Telegrafin.

Xhejlane Tërbunja gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ajo çfarë ra shumë në sy gjatë premierës, ishte veshja e aktores, e cila përbëhej nga një sako e zezë mbi një bluzë, e cila të stampuar kishte imazhin e tri xhudisteve të arta të Kosovës: Majlnda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Duke qenë se jo rastësisht e kishte zgjedhur këtë veshje, ajo u pyet nga Telegrafi se pse kishte ardhur me këtë dedikim në premierën e filmit.

“Spese këto janë super-gratë, këto janë gratë e fuqishme edhe ne e kemi një kauzë për gratë e fuqishme – kështu që ja ku janë këto të vërtetat që anë shembulli më i mirë për krejt femrat dhe grupmoshat e reja, për t’iu treguar që fuqia është në çfarëdo lloj forme”, shpjegoi aktorja.

Xhejlane Tërbunja me dedikim për xhudistet e arta në veshjen e saj (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Mirëpo pavarësisht respektit të madh, Xhejlanja fatkeqësisht nuk ka pasur ende rastin që të takohet personalisht me ndonjë nga xhudistet pejane.

“Jo asnjëherë, por do të vijë ai moment – më së pari kështu me bluza e masandej live”, përfundoi mes të qeshurash aktorja Xhejlane Tërbunja.

Xhejlane Tërbunja (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Përndryshe krahas angazhimeve në aktrim, aktorja në fjalë është e njohur për publikun edhe për emisionin e saj me të qeshura, i cili argëton publikun me barcoleta të ndryshme nga të ftuar VIP. /Telegrafi/

Exit mobile version