Bllokimi i rrugës në Veternik, Ministria bën thirrje të shmanget kjo rrugë
Pas vet-aksidentit të një kamioni i cili ndodhi mesnatën e sotme në Bresje të Fushë Kosovës, rruga është ende e bllokuar.
E në lidhje me këtë ministria e Infrastrukturës ka dal me një sqarim.
Sipas njoftimit, thuhet se si rezultat i këtij aksidenti është duke funksionuar vetëm një shirit i komunikacionit andaj dhe ka një mbingarkesë të konsiderueshme në këtë aks rrugorë.
Vet-aksidentohet një kamion e më pas përfshihet nga flakët në Fushë Kosovë, krijohen kolona të gjata
"Në rrugën nyja lidhëse e auto-udhës nga rreth rrotullimi te pompa e derivateve të naftës Shelli në lagjen Veternik, Prishtinë e deri në kyçje të rrugës Fushë Kosovë- Pejë, në Bresje të Fushë Kosovës, në drejtim të Fushë Kosovës dhe Pejës, si rezultat i aksidentit të ndodhur është duke funksionuar vetëm një shirit i komunikacionit andaj dhe ka një mbingarkesë të konsiderueshme në këtë aks rrugorë. Duke pasë parasysh këtë, lusim qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë segment rrugor, të shfrytëzojnë rrugët alternative të cilat dërgojnë në drejtim të Pejës dhe Fushë Kosovës. Ekipet tona janë në terren dhe së bashku me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprimet për ri-aftësim të plotë të këtij segmenti”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/






























