Qytetarë të Prishtinës, banorë të rrugës “Muharrem Fejza“ në Lagjen Mati 1 i janë drejtuar KMDLNj–së në Prishtinë me një deklaratë ku shfaqin brengën dhe problemet e mëdha që ua ka shkaktuar Komuna e Prishtinës me mbylljen e kësaj rruge për riparim.
Banorët e kësaj lagjeje po ankohen se Komuna e Prishtinës nuk u bëri ndonjë zgjidhje alternative, ndërsa tashmë po gjobiten edhe nga Policia e Kosovës.
Për këtë qëllim këta banorë kërkojnë nga KMDLNj që të marrë parasysh ankesat e tyre të cilat po ua vështirësojnë jetën.
Ndërsa KMDLNj vlerëson se Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës duhet të kenë parasysh ankesat ë këtyre banorëve deri në përfundimin e rregullimit të kësaj rruge.
Ky është njoftimi i plotë i KMDLNj-së:
“Qytetarë të Prishtinës, banorë të rrugës “Muharrem Fejza“ në Lagjen Mati 1 i janë drejtuar KMDLNj–së në Prishtinë me një deklaratë ku shfaqin brengën dhe problemet e mëdha që ua ka shkaktuar Komuna e Prishtinës me mbylljen e kësaj rruge për riparim, pa bërë ndonjë zgjidhje tjetër alternative, për të bërë të mundur lëvizjen e tyre. Edhe ashtu, kjo rrugë ka qenë e stërngarkuar për faktin se në shumë raste bllokohej nga autobusë, pompa betoni, kamionë që bartnin inerte dhe sikur edhe me betonjerka. Komuna e Prishtinës, në përpjekje për ta lehtësuar trafikun në rrethrrotullim i pati bërë disa ndarje që edhe më shumë e vështirësonin trafikun kurse, tani, me mbylljen e kësaj rruge, “Muharrem Fejza“, pa bërë asnjë zgjidhje alternative, këtë pjesë të Prishtinës e ka shndërruar në ferr të komunikacionit. Banorët që janë të bllokuar, as në raste emergjente nuk mund të lëvizin me makina ndërsa, disa banorë që i kanë parkuar automjetet në vende tjera, disa herë janë gjobitur nga Policia e Kosovës në ndërkohë që nuk iu mundësohet t’i parkojnë veturat para shtëpive të tyre apo në objektin ku banojnë.
Udhëheqësit aktualë të komunës së Prishtinës e kanë trashëguar një infrastrukturë të mirë dhe të rregulltë nga udhëheqja paraprake (LDK-ë) mirëpo nuk kanë ditur ta menaxhojnë situatën si duhet. Në pamundësi të ndërtojnë infrastrukturë plotësuese, kanë hyrë në improvizime duke e bërë Prishtinën thuaja qytet të pajetueshën në aspektin e hapësirës së domosdoshme për banim, qoftë edhe sa i përket standardeve minimale.
Qyteti i Prishtinës është shndërruar në një “Hiroshimë arkitektonike“ ose, me fjalë të tjera është shndërruar në një kantier ndërtimi duke shpërfillur të gjitha rregullat që vlejnë për qytetet tjera të shteteve të ndryshme ku respektohet orari i ndërtimeve, lëvizja e makinerisë së rëndë gjatë orarit të caktuar, ku mbrohet infrastruktura e qytetit nga dëmtimet (rrjedhja e betonit, materialeve inerte në rrugët kryesore sikur edhe dëmtimi i shtresës së asfaltit). Komuna e Prishtinës ka dështuar krejtësisht në sigurimin e kushteve për qytetarët që, së paku gjatë kohës së pushimit, në orët e pasdites, gjatë natës, gjatë festave dhe gjatë pushimeve të fundjavës të kenë qetësi shkaku se ndërtimet nuk ndalen për asnjë çast.
Tollovia dhe kaosi i shkaktuar në rrugën “Muharrem Fejza“ që skajshmërisht e ka vështirësuar jetën e banorëve shkaku se komuna e Prishtinës nuk ka bërë asnjë zgjidhje, ka dëmtuar edhe bizneset që punojnë në këtë rrugë prandaj komuna e Prishtinës duhet të bëjë një zgjidhje për t’ua zvogëluar humbjet e biznesit. Për KMDLNj–në, përgjegjësia kryesore për këtë gjendje është udhëheqja aktuale e komunës së Prishtinës dhe se në vendet normale nuk ka të ngjarë që ta bllokoni rrugën, pa ofruar asnjë zgjidhje tjetër. Gjithashtu, nga aspekti i të drejtave të njeriut është i papranueshëm fakti se qytetarët e kësaj rruge të bllokuar, ku është pamundësuar lëvizja me vetura, të gjobiten nga Policia e Kosovës.
Qytetarët e rrugës “Muharrem Fejza“ nuk janë fajtorë e as shkaktarë të bllokimit të rrugës prandaj nuk mund të gjobiten nga Policia e Kosovës për shkak të papërgjegjësisë së autoriteteve të komunës së Prishtinës. KMDLNj kërkon nga komuna e Prishtinës të bëjë një zgjidhje të përkohshme që ua mundëson banorëve të lëvizin pa u penguar dhe se duhet të jetë një prani më e madhe e Policisë së Kosovës, jo për të dënuar banorët e kësaj lagjeje për shkak të parkimit të veturave jashtë perimetrit ku jetojnë sepse këtë e kanë të imponuar nga papërgjegjësia e komunës së Prishtinës por për të mbajtur rend dhe krijuar kushte që mundësojnë lëvizjen e qytetarëve të rrugës “Muharrem Fejza“. Policia e Kosovës, si institucioni që gëzon besim të madh te qytetarët e Kosovës nuk duhet të lejojnë të bëhen instrument i një politike të gabuar të komunës së Prishtinës, duke gjobitur banorët, pa fajin e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025