Bllokada institucionale në vend mund të vazhdojë deri pas zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen në Kosovë më 22 tetor të këtij viti.
Ilir Ibrahimi, njohës i rrethanave politike në vend, ka konsideruar se bllokada mund të vazhdojë deri pas zgjedhjeve lokale.
“Duke parë deklaratat e liderëve të partive politike, është e qartë që ata nuk kanë për qëllim për të gjetur zgjidhje, por synojnë që këtë bllokadë ta vazhdojnë edhe më tutje, ndoshta deri pas zgjedhjeve lokale. Ky është një kalkulim i pastër politik”, ka deklaruar Ibrahimi.
Mirëpo ka konsideruar se një gjë e tillë sjell pasoja për shtetin e Kosovës. Megjithatë ka konsideruar se kriza do të mundë të tejkalohej lehtë po që se do të arrihej një marrëveshje mes partive.
“Kriza do të mundë të kalohej shumë lehtë nëse do të kishte një frymë kompromisi ndërmjet liderëve politikë. Nuk duhet të harrohet që veprimet e sotme vendosin precedentë edhe për të ardhmen. Nuk mund t’ia lejojmë vetes që pas çdo zgjedhjeje të kemi bllokada të tilla. Sot kemi bllokadë kundër PAN-it, por nesër e njëjta mund të ndodhë kundër LVV-së apo LDK-së”, ka potencuar ai.
Kurse analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë se koalicioni PAN nuk do ta ndalë bllokadën derisa t’i sigurojë votat. E në rast zvarritjeje, sipas tij, presidenti i vendit është ai i cili duhet të ndërhyjë dhe ta kërkojë gjetjen e një kompromisi. E ky kompromis, sipas tij, do ta përfshinte krijimin e një qeverie me miratimin e të gjitha partive.
“Kompromis mund të jetë krijimi i një qeverie me pajtimin e të gjitha palëve, por i një qeverie që do ta ketë një afat kohor të funksionimit. Gjatë asaj kohe do të mundë të çoheshin përpara disa procese urgjente që kanë mbetur peng”, ka shtuar ai.
Ndërkohë ka konsideruar se tutje nevojitet të bëhen edhe ndryshime kushtetuese në mënyrë që të shmangen bllokadat e tilla.
“Por e rëndësishme është po ashtu që ndërkohë të bëhen edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese e ligjore që të mos ketë më situata të tilla bllokuese përballë të cilave mund të gjendemi edhe në të ardhmen edhe për fajin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, një aktgjykim ky politik dhe i padrejtë”, ka theksuar Mushkolaj. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj