Të premten e kaluar (18 shtator) është mbajtur nata finale e “Miss Universe Albania & Kosovo 2020”, përkundër situatës së krijuar tash e disa muaj nga pandemia e coronavirusit.
Mbrëmja, e cila bëri bashkë të bukurat e Shqipërisë dhe Kosovës në një vend, u shfaq me plot emocion nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe modeleve: Adrola Dushi e Xhesika Berberi.
Ndonëse konkurrenca për të fituar garën ishte jashtëzakonisht e madhe, tashmë janë vetëm dy vajza që u përzgjodhën – njëra si përfaqësuese e Kosovës e tjetra e Shqipërisë për spektaklin madhështor, i cili pritet të zhvillohet në tre mujorin e parë të vitit 2021.
Për të mësuar më shumë, Telegrafi ka realizuar një intervistë me bukuroshen nga Gjilani që rrëmbeu kurorën e më të bukurës në Kosovë.
Në një rrëfim ekskluziv, Blerta Veseli ka treguar më shumë për jetën dhe karrierën e saj profesionale, e po ashtu edhe për pjesëmarrjen e saj në këtë garë bukurie.
Kush është Blerta Veseli? Emri që tashmë u bë i njohur për popullin shqiptar si fituese e “Miss Universe Kosovo 2020”?
Blerta është një vajzë shumë ambicioze dhe shumë e vendosur për gjërat që dëshiron në jetë, shumë punëtore dhe gjithnjë duke përkrahur femrat e tjera për t’i arritur dëshirat dhe synimet në jetë. Emri im nuk është që u bë publik për herë të parë nga kompeticioni i bukurisë “Miss Universe Albania & Kosovo”, kam patur eksperienca modelingu jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.
Si jeni ndjerë në momentin kur edhe iu është dorëzuar kurora, marrë parasysh që kishte edhe shumë vajza tjera? E kishe menduar se do të fitojë këtë kompeticion?
Momentin që u tha emri im, normal që kisha shumë emocione por ishte ai momenti që unë e kuptova që po merrja një përgjegjësi të madhe mbi vete dhe po e ndjeja peshën që po më jepte titulli i ri. Në garë hyra për të fituar, normale sepse ky kompeticion bukurie është garë vetëbesimi, qëndrimi dhe gjithashtu zgjedhet vajza që ka potencial ta mbaj këtë peshë dhe ta prezantoj Kosovën në mënyrë më të dinjitetshme. Të gjitha vajzat ishin shumë të mira, i uroi vajzave më të mirat në jetë dhe shumë suksese në të ardhmen, të gjitha vajzat e mendonin fitoren mirëpo doli që kjo përgjegjësi më është besuar mua.
https://www.instagram.com/p/CFXFibHljnv/
Ka qenë një dëshirë e hershme pjesëmarrja në kompeticionin në fjalë, apo ishte gjithçka rastësore?
Nuk është diçka e rastësishme, ka qenë dëshirë e imja e fëmijërisë dhe jam shumë e lumtur që e realizova këtë ëndërr.
Na trego pak më shumë për veten tuaj? Keni punuar për një arritje të tillë?
Besoj që kam punuar aq sa duhet për të qenë në formë si nga ana fizike ashtu edhe nga ana psikologjike për të marrë këtë përgjegjësi dhe për ta çuar deri në fund në mënyrën më të mirë të mundshme.
Si vendose të fillosh rrugëtimin në fushën e modës, ke qenë pjesë e ndonjë konkursi tjetër?
Nuk kam marrë pjesë në ndonjë kompeticion tjetër bukurie. Ky ishte synimi im dhe me përgatitjet e duhura që bëra me veten dola shumë më mirë dhe mora atë që desha.
Nëse nuk do të kishe filluar me modë, për cilin profesion do të të pëlqente të vazhdoje?
Që nga fëmijëria kam pasur gjithmonë dëshirë për kreativitet dhe modë. Kur kisha kohën për të zgjedh drejtimin për shkollim, zgjodha arkitekturën sepse më jepte mundësi të mëdha për të shprehur kreativitetin, pastaj pasi isha gati në përfundim të shkollimit e ndjeva veten të gatshme që të futem në garë për ‘Miss’.
Si është një ditë e zakonshme për Blertën dhe sa ka ndryshuar qasja e njerëzve ndaj teje, përfshirë këtu edhe rrjetet sociale ditëve të fundit?
Më pëlqen shumë të lexoj libra që kanë të bëjnë me psikologjinë e njeriut, bëj palestër dy tre herë në javë, dieta strikte, për momentin po merrem me përfundimin e studimeve. Natyrisht se rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme këto ditë dhe ndryshimi është vërejtur që nga ajo mbrëmje.
https://www.instagram.com/p/CEoxcuTlG-I/
Sigurisht që jeni akoma duke e ndërtuar të ardhmen, çfarë synimi ke? A është modelingu profesioni ku e shihni veten?
Po besoj që deri në një moshë të caktuar do të vazhdoj me modeling, pastaj pas një kohe e shoh veten duke u marrë me diçka që ka të bëjë me kreativitet sepse aty është pjesa ku unë e shpreh veten tamam.
Kush ju ka mbështetur më shumë gjatë këtij rrugëtimi? Sa e vështirë ishte?
I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe kanë qenë me mua gjatë këtij rrugëtimi. Familja ka qenë ajo që më ka mbështetur gjithmonë dhe kanë qenë pro çdo dëshirës time deri më tani.
Cili do ishte mesazhi i juaj për të gjithë ata që kanë ëndrra dhe synime në jetë, por edhe për lexuesit e këtij artikulli?
Gjithmonë në jetë të jesh vetja sepse askush nuk mundet me qenë ti dhe kjo është arsyeja pse je unik në këtë botë. Puno shumë në jetë për të nxjerr versionin më të mirë nga vetja.
/Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/CFSvmSWF8pN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova