Blero Muharremi ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

"Për ty" mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Artisti i njohur shqiptar është kthyer në balada meqë edhe i përket një zhanri të tillë.

Screenshot 6 8 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Ukin dhe me orkestrim nga Edon Avdiu.

Masterizimi ndërkohë është bërë nga Çekiç.

Screenshot 7 9 Foto: Screenshot/YouTube

Këngën e plotë tashmë mund ta gjeni në YouTube në kanalin zyrtar të Bleros.

I njëjti muajve të fundit ka qenë shumë i komentuar në media për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 2. /Telegrafi/