Një artiste, vokaliste, që ka lënë gjithçka në Evropë për të nisur një jetë të re në Amerikë, në tokën ku të gjithë mendojnë se do të realizojnë ëndrrën, ende pa e prekur. Pastaj, pasi e prekin, kuptojnë se ‘LALA Land’ nuk është ajo që u duket të gjithëve në sipërfaqe, por një regjim ushtarak, punë e përkushtim i pashoq që nuk i ngjan asnjë kulture tjetër pune, aq më pak asaj shqiptare….
Është Nova, personazhi që ngjan më shumë me Bleonën. Veçse, kjo e fundit, shumë vite më parë, në vitin 2005, ishte Nova e rolit që luan sot në film. Se ç’kanë diçka të përbashkët te jeta që bëjnë, te guximi dhe vizioni që kanë për të ardhmen. Një rrugë e lënë përgjysmë për të nisur një të re, në një vend të ri, aspak të thjeshtë për tregun muzikor në veçanti e atë artistik, në tërësi. Ama ia vlen sakrifica dhe gjithçka ka lënë pas… Sepse ëndrra për Novën nuk është më ndjesi, por qëllim, magnet që të thith gjithmonë e më shumë.
Nova, personazhi i “Paper Empire” është Bleona e dikurshme. E para, një artiste që ka ardhur nga Evropa në Amerikë, për të nisur një jetë të re nga e para, dhe e dyta, që vjen pak a shumë me të njëjtën histori, është tashmë personazhi që të gjithë do të donim të luanim… në jetën reale.
Emrin mund t’ia thoni si të doni; Bleona e njohin të gjithë në Shqipëri, por atje, në LA, kanë nisur ta quajnë edhe me rolet e personazhe që ka luajtur. Nëse për një çast po e konsideroni mungesë modestie, mendohuni edhe një herë. Nuk është aspak e tillë, përkundrazi, është një realitet për të cilin Bleona që njohim nuk reshti dhe as hoqi dorë derisa e arriti.
Diva shqiptare në LA, ajo për të cilën mburremi në çdo dalje publike kur përfaqëson Shqipërinë, po punon sot për një film tjetër, i disati në radhë, të cilin pret ta prezantojë shumë shpejt edhe për publikun shqiptar….
Pas një përvoje të gjatë në Amerikë, në tregun muzikor dhe atë kinematografik, Bleona tashmë i ka shumë të qarta qëllimet e saj: e ka të shtruar rrugën nën këmbë, të sigurt, dhe gjithçka mbetet është të ecë me kokën lart – për gjithçka ka arritur dhe ka bërë, por edhe për profilin artistik që ka arritur në një vend ku, të jesh e famshme, s’mund të jetë kurrë aq e lehtë.
Maja më e lartë është realizimi i ëndrrës sime, që unë të jem artistja e parë, e lindur, e rritur në Shqipëri, e cila është e famshme në Amerikë, teknikisht artistja e parë që ka thyer çdo lloj tabuje ndër vite siç dihet, çdo lloj sistemi, dhe e ka transformuar veten në një superstar global ndërkombëtar.
Nova shqiptare, tani më shumë se kurrë më parë, po jeton “La La Land”-in e saj, është në kulmin e karrierës që aq shumë e deshi dhe e krijoi në Amerikë, por njëkohësisht po jeton edhe kohën më të bukur sa i përket jetës private.
Për filmin e ri që po xhiron këto kohë, për planet në muzikë dhe në tregun shqiptar, jetën artistike në Amerikë dhe sfidat e saj, por edhe për disa surpriza që ka në plan të përmbushë në sferën personale, Bleona vjen bardhë e zi këtë fillim vere, ekskluzivisht për revistën Class. Nuk ka shumë dëshirë të zbulojë plane kur ende i ka në proces, por s’mund t’i mbajë për vete të gjitha surprizat që po i hapen një nga një.
“Nuk kam qenë ndonjëherë më e mbushur, asnjëherë më e sigurt sesa tani, asnjëherë më e lumtur sesa jam tani, asnjëherë më e bukur, më e shëndetshme sesa jam tani.”
Në momentin më të mirë të jetës, kohën më të bukur me qetësi shpirtërore dhe zemrën plot, Bleona vendos të rrëfehet…
Debutimi yt i parë, në vitin 2012, në “True Justice”, u pasua më tej nga disa role të tjera, me personazhe mjaft të njohur të kinemasë amerikane si: Steven Seagal, Nicolas Cage, Dolph Lundgren etj. Si është të punosh me emra kaq të mëdhenj të filmit?
Në fillim, sigurisht ka qenë nje emocion i jashtëzakonshëm – më vonë pastaj gjërat bëhen normale dhe përqendrimi e vëmendja shkojnë tek aktrimi dhe dedikimi për të qenë sa më profesioniste. Sepse, sigurisht, një gjë sjell një gjë tjetër, dhe regjisorët dhe producentët shkojnë duke i thënë njëri-tjetrit. Përqendrimi im kryesor ka qenë:
A. Të jem aktore profesioniste përpara kamerave.
B. Të kem një sjellje sa më të thjeshtë dhe “easy to work with” mbrapa kamerave, që është njësoj e rëndësishme e ndoshta më shumë, do të thoja, sesa pika A.
Si u bashkuan rrugët me Dolph Lundgren, të gjeti apo e gjete?
Me Dolph më ka prezantuar Silvester Stallone në ditëlindjen e tij, dhe mbasi kemi realizuar filmin “Dead Trigger” në 2016-ën, në set kam njohur producentin e filmit, Michael Tadross Jr, i cili në të njëjtën kohë, është dhe producenti i serialit televiziv “Paper Empire”, ku unë luaj rolin e Novas. Michael, do të thoja, është një nga njerëzit që më ka dhënë një shans që në ditën e parë që më ka takuar në set dhe një nga njerëzit që ka zënë një vend shumë special në jetën time. Dua të theksoj që kompozitorët shqiptarë që më kanë ndihmuar të filloj karrierën në Shqipëri, kur kam qenë vetëm 14-15 vjeç, si Edmond Zhulali dhe Edmond Rrapi, janë akoma në jetën time dhe sot, kështu që Michael Tadross Jr do të mbetet përgjithmonë në jetën time si një njeri shumë special. Mbahen mend njerëzit që të ndihmojnë kur të duhet, sepse kur je superstar, çdo njeri vjen pas teje… Njerëzve që përmenda më lart u jam përjetësisht shumë mirënjohëse që më kanë dhënë një shans atëherë kur më duhej më shumë.
Pse të tërhoqi roli i Brooke, cila është ajo në jetën reale (çfarë dhe kë simbolizon)?
Brooke është një grua e fortë, bankiere dhe shumë e sofistikuar, që fatkeqësisht vritet në filmin më të fundit horror që kam realizuar të titulluar “The Curse of the Clown Motel”. Po, në përgjithësi, në filmat horror çdo karakter vdes :). Unë shkova me tepër për eksperiencën e aktrimit dhe familjarizimin me kamerën, mbas një kohe kaq të gjatë pushimi për shkak të koronës. Siç thuhet, praktika sjell perfeksionin.
Sipas përcaktimit tënd, si duhet të jetë një “BO$$ Lady” e kohëve moderne?
Një BO$$ Lady e kohëve moderne duhet të jetë e fortë, e pavarur, të ketë vizion për të ardhmen dhe, mbi të gjitha, të ketë aftësi për të marrë vendime dhe më kryesorja – aftësi për t’i ekzekutuar ato.
Më në fund, pas këtij roli, ke akoma frikë nga filmat horror?
Unë do kem gjithmonë frikë nga filmat horror, pa marrë parasysh se tani e di shumë mirë se si bëhen; ai që duket si gjak në kamera është shurup misri me bojë, po duket si gjak, sepse është shumë viskoz, pa marrë parasysh që e shoh edhe mënyrën se si e xhirojnë që të duket sa më shumë dramatike e gjithë procedura e xhirimit. Unë akoma nuk mund të mbaroj një film horror nga fillimi deri në fund. Zakonisht nuk i shoh dhe, me thënë të drejtën, nuk e kam parë “Dead Trigger”, nuk e kam parë filmin “211”, nuk e kam parë dhe as nuk e kam ndër mend ta shoh as këtë film. Është pak arrogante, por nuk i kam parë filmat që kam xhiruar. Duket çmenduri, por kështu është…
Cila ngjan më shumë me Bleonën; Brooke, Christine, Nova apo…
Nova, personazhi i “Paper Empire”. Ajo është një artiste që ka ardhur nga Evropa në Amerikë, për të nisur një jetë të re nga e para… pak a shumë historia ime.
Po me këngën çfarë po ndodh tani që po merresh më shumë me aktrimin, po bën pushim?
Absolutisht nuk po bëj pushim me këngën, por, siç dihet, studiot kanë qenë të mbyllura nga korona, sepse nuk mund të mblidhen më shumë sesa 4 veta aty. Tani, në fund të majit, çdo gjë është hapur në LA, kështu që besoj do të fillojmë punën në studio për realizimin e një albumi me 5 këngë, bashkë me Timbaland, dhe projekti tjetër pas kësaj do të jetë xhirimi i këtyre 5 videove të këngëve dhe lansimi i albumit diku nga fundi i vitit.
Cili është projekti, të cilin mezi po e pret që ta realizosh në Shqipëri, mendon të kthehesh përfundimisht një ditë?
Projekti për të cilin me zor po pres ta realizoj në Shqipëri është një album i ri në shqip, të cilin dua ta realizoj me standardin që kam tani si artiste. Është një projekt për të cilin do të filloj të punoj që këtë verë. Ndërsa për t’u kthyer një ditë në Shqipëri, përfundimisht, nuk është më në plan. Unë tani jetoj në Amerikë, jeta ime është këtu, është stabilizuar këtu, por gjithmonë Shqipëria është vendi im dhe unë do vij sa herë të dua për ta vizituar, jo për të jetuar. Ndoshta mund të vij më shpesh nëse ka evenimente apo projekte ku unë dua të jem pjesë, por teknikisht jeta ime është LA.
Cila është kënga e jetës sate (me nota reale)? Po ajo që do ta “zhdukje” nga repertori?
Kënga ime me nota reale është “Diva” e Beyonce ose “I’m A Survivor”. Ajo që do zhdukja nga repertori, janë këto baladat dava “ti më le dhe unë qava”… janë 1 milion nga këto baladat…..
Punon shumë për të arritur çdo qëllim që i vë vetes. Ku e shikon majën më të lartë ku do të arrish?
Sigurisht, sepse pa punë nuk ka asgjë. Unë kam një disiplinë të jashtëzakonshme dhe kam një vizion të cilin dua ta arrij në jetë. Dhe për këtë duhet punë. Maja më e lartë është realizimi i ëndrrës sime, që unë të jem artistja e parë, e lindur, e rritur në Shqipëri, e cila është e famshme në Amerikë, teknikisht artistja e parë që ka thyer çdo lloj tabuje ndër vite siç dihet, çdo lloj sistemi, dhe e ka transformuar veten në një superstar global ndërkombëtar. Motoja ime si artiste ka qenë thyerja e rregullave, e tabuve dhe sistemeve në përgjithësi që limitojnë qeniet njerëzore dhe, në veçanti, gjininë femërore. Në momentin që unë do të realizoj ëndrrën time që të njihem si artiste e huaj në Amerikë, ky do të jetë realizimi i misionit të jetës sime. Është pikërisht ky mision që më jep forcë çdo ditë të vazhdoj përpara dhe të mos ndalem nga asnjë pengesë që më pret rrugën.
Nëse do të të propozonte një këngë një kantautor shqiptar, cili do të doje të ishte?
Do filloja me Pirro Çakon dhe Klajdi Harunin…
A ka ndonjë njeri aktualisht në jetën tënde që të motivon dhe të mbështet në çdo projekt (veç familjes)?
Nuk ka njeri momentalisht, për të vetmin fakt që unë kam qenë shumë e përqendruar derisa “të shtroja vajin e tiganit”, siç e themi ne në Shqipëri. Besoj “vaji është shtruar” tani dhe do ketë lajme të reja shumë shpejt nga jeta private në verën që vjen.
Beson se njeriu dashuron vetëm një herë në jetë?
Jo, ndoshta nuk dashuron vetëm një herë në jetë, sepse dashuria ka forma të ndryshme, por në mënyrën dhe në kuptimin e vërtetë të fjalës dashuri (kështu me dhimbje të forta zemre deri në gjakosje), besoj që ndodh vetëm një herë në jetë. Pastaj njeriu rritet dhe mëson….. ka dashuri dhe dashuri, njëra mund të jetë e madhe, një tjetër diçka më ndryshe. Unë mendoj se eksperiencat janë të ndryshme, por të gjithë ne kemi një “pikë të dobët”.
Të paktën unë kam vetëm 1 pikë të dobët… kaq.
Çfarë duhet të ketë patjetër partneri yt dhe çfarë nuk do të toleroje dot tek ai?
Patjetër duhet të ketë burrërinë, nuk do të toleroja tradhtinë dhe gënjeshtrën.
Nga 1-10, sa e plotësuar ndihesh momentalisht?
Mund të them jam 9, jam shumë e lumtur si asnjëherë tjetër në jetën time, ndihem shumë e plotësuar dhe shumë e gëzuar për të gjithë trajektoren që ka bërë jeta ime nga fillimi deri tani. Nuk po them ndihem 10, sepse kam akoma dhe pak rrugë për të bërë. Përsa i takon karrierës dhe mbushjes profesionale, absolutisht 9 është e padiskutueshme. Nuk kam qenë ndonjëherë më e mbushur, asnjëherë më e sigurt sesa tani, asnjëherë më e lumtur sesa jam tani, asnjëherë më e bukur, më e shëndetshme sesa jam tani.
Nëse do ta ktheje kohën pas, çfarë do bëje ndryshe?
Nuk do t’u jepja shans dhe kohë shumë njerëzve të cilëve u kam kushtuar kohë dhe vëmendje kur kam qenë vajzë e vogël, nuk do t’u kushtoja vëmendje njerëzve negativë dhe nuk do të kërkoja këshilla nga njerëz që nuk kanë qenë kurrë në destinacionin ku jam nisur dhe kërkoj të mbërrij unë.
Cili është çmimi më i madh që i vë vetes, mendon se gjithçka në jetë e ka një çmim?
Çmimi më i madh që i kam siguruar vetes është liria ime si qenie njerëzore dhe sidomos ajo financiare, aftësia për të pasur vizion për të ardhmen dhe për të ekzekutuar vendimet që janë marrë që të realizohet ky vizion.
Tani për të realizuar këtë “liri” që them unë ka shumë rrugë; njëra nga këto është të martohesh me një burrë të pasur që të siguron gjithçka, por me zgjidhjen e kësaj rruge krijohen varësi të një natyre tjetër, dhe nuk e di kurrë momentin kur do “zëvendësohesh” me një “lodër të re”.
Rruga tjetër do ishte të isha në një marrëdhënie me një producent shumë të famshëm filmash ose muzike, ose ndonjë aktor apo reper, gjë që për mua është shumë e lehtë për t’u realizuar, me njohjet që kam në jetë, por prapë dhe kjo rrugë ka problemet e veta.
Rruga që kam zgjedhur unë është të mos varem absolutisht nga asnjë njeri financiarisht dhe asnjë rrethanë në jetë përsa i takon karrierës.
Është sigurisht rrugë shumë e vështirë dhe me shumë sakrifica kjo që kam zgjedhur, por, me thënë të drejtën, jam “vetë zot, vetë shkop”, jam në kontroll të financave të mia dhe të karrierës sime, kështu që nuk më del gjumi natën nga halli “obobo, po më la burri do shkoj ‘prapë në origjinë’”. Hahahaha, besoj e kupton që e kam fjalën për “modelet e Instagramit” që tregojnë jetën e tyre luksoze nëpër Instagram, për të cilën nuk kanë punuar asnjë ditë në jetën e tyre, por ua kanë siguruar “të tjerët”, ose për kategorinë “Shoqata e Grave me Burra në Burg”, hahahaha.
Sigurisht që gjithçka në jetë ka një çmim, dhe çmimi që kam paguar unë për rrugën që kam zgjedhur dhe për të siguruar jetën që kam sot, është sakrifikimi i jetës private dhe krijimi i familjes, por kjo është një gjë që do të zgjidhet shumë shpejt. E vetmja gjë që më mungon tani është familja ime dhe krijimi i dy fëmijëve të bukur, që i kam në plan shumë shpejt.
Nëse do ta ktheja kohën pas, nuk do bëja asgjë ndryshe nga ajo që kam bërë në të vërtetë.
A ka shpesh momente që ndihesh e trishtuar apo jeta jote është aq e bukur sa e shohim në Instagram?
Unë mundohem të mos e pasqyroj jetën time në Instagram, sepse jeta ime reale është faktikisht më e bukur sa ajo që unë pasqyroj në Instagram. Ndryshe nga VIP-at e tjerë, unë mundohem ta përdor Instagramin vetëm për arsye profesionale.
Jeta ime është shumë e bukur, sigurisht ka momente që jam e trishtuar, se të gjithë jemi njerëz, por ato momente janë të përkohshme.
Është e vështirë të jesh gjithmonë pozitive, edhe kur ‘bota e mllefit’ të sulmon shpesh? Si ia bën të mos e humbësh asnjëherë energjinë edhe kur gjërat nuk ecin si duhet?
Të jesh pozitive është kyçi i suksesit, nuk mund ta lësh zhurmën negative që të vjen nga njerëz të vegjël dhe injorantë të dëmtojë trajektoren e jetës sate.
Në momentin që e ke vendosur qëllimin e jetës ku do shkosh, është idiotësi të pranosh komentet negative apo njerëzit negativë në jetën tënde, sepse ata flasin nga perceptimi dhe nga pamundësia e tyre, sepse ata në trurin e tyre të vogël sa një zog, e mendojnë që është e pamundur. Por ky është realiteti i tyre dhe JO IMI. Unë jam e vetmja artiste që e kam provuar këtë kohë pas kohe, dhe kam sfiduar ata që kanë thënë “kjo nuk do bëhet” më shumë sesa një here. Pikërisht kjo është arsyeja që jam këtu ku jam sot. Kështu që për mua është shumë e rëndësishme të jesh pozitive dhe, mbi të gjitha, të jesh njeri me vizion.
Photo: Walter Kerr
Styling: Marjan
Make up: Kip Zachary
Hair: Ruslan Nureyev
Curated: Endrit Mërtiri
Design: Xhesika Berisha
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje