Zak Bolland, 23-vjeçar, e dashura e tij 20-vjeçare Courtney Brierley dhe David Worrall, 26, ishin kapur nga një kamerë në një dyqan duke blerë dy pako të birrave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur grupi u shfaq duke bërë shaka me stafin dhe klientët, para se të largoheshin nga dyqani.


Por brenda pak minutash, dy prej shisheve të birrës ishin kthyer në kokteje vdekjeprurëse molotov për të bombarduar shtëpinë e familjes së adoleshentit Kyle Pearson, i cili ishte përfshirë në një grindje të vogël me Bolland.

Screenshot 6 6

Ndërkohë, siç thuhet më tej, imazhet e kamerave të sigurisë kapën Bollandin dhe Worrallin duke mbushur një benzinë në një stacion të karburantit të Texacos para se të mbërrinin në shtëpinë e Pearson në Walkden, Greater Manchester.

Të dy burrat pastaj hoqën një panel gardhi nga kopshti i shtëpisë së Pearson, thyen një dritare kuzhine dhe hodhën në të dy “bomba benzine”.

Njëri u ul pranë shkallëve, duke bllokuar daljen e vetme në katin përdhes dhe duke bllokuar banorët derisa ishin në gjumë.

Kyle, 16, arriti të ikte nga një dritare lart, por vëllezërit e motrat e tij: Demi Pearson, 15 vjeç, vëllai i saj Brandon, tetë dhe motra Lacie, shtatë vjeç, duke fjetur në një dhomë gjumi të përparme, u zhdukën në flakë.

Motra e vogël Lia, tre vjeç, u arratis nga shtëpia, por vdiq në spital dy ditë më vonë.

sh1

E ëma e tyre, Michelle Pearson, 36 vjeç, e cila po flinte në të njëjtën dhomë bashkë me Lian, u arratis nga flaka, duke bërtitur "Jo fëmijët! Jo fëmijët e mi!”, pasi zjarri përfshiu tre dhomat e gjumit.

Ajo më pas mbeti në një gjendje kome për gjashtë muaj dhe mësoi për vdekjet e fëmijëve të saj muajin e kaluar. /Telegrafi/