BlackBerry ka lansuar telefonin e dytë Android, DTEK50, i cili do të ketë çmim fillestar prej 299 dollarëve. DTEK50 ka ekran prej 5.2 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve dhe procesorin Qualcomm Snapdragon 617.

Specifikat tjera të pajisjes përfshijnë kamerën kryesore prej 13 MP, kamerën dytësore prej 8 MP dhe teknologjinë karikuese Quick Charge 2.0.


I pajisur me Android Marshmallow 6.0, DTEK50 kombinon teknologjinë e sigurisë së veçant të BlackBerry-të me eksperiencën e plotë të Android në një dizajn të plotë me prekje të ndjeshme, ka deklaruar kompania.

DTEK50 kripton të gjitha informatat e përdoruesit, duke përfshirë informatat e ndjeshme biznesore dhe të dhënat personale si fotot, videot dhe kontaktet.

Kompania planifikon të lansoj së shpejti një tjetër pajisje Android me tastaturë fizike.