BlackBerry KeyOne u prezantua në Mobile World Congress gjatë muajit shkurt ndërkohë që lansimi i telefonit ende nuk ka ndodhur në tregun amerikan.

Si duket, lansimi për SHBA dhe Kanadë i KeyOne do të ndodhë në maj, edhepse data e saktë ende nuk është bërë e ditur.


Lajmi për vonimin e lansimit vjen nga menaxheri general i TCL, Steve Citsulli, i cili spjegoi se kompania tashmë ka marrë kërkesa të shumta për këtë pajisje.

Sa për përkujtim, KeyOne ka ekran prej 4.5 inç me rezolucione prej 1620x1080 pikselë dhe fuqizohet nga procesori Snapdragon 625.

KeyOne është i pajisur me RAM memorie prej 3GB dhe hapësirë ruajtëse prej 32GB përderisa bateria ka kapacitet prej 3505 mAh.

Në pjesën e pasme të telefonit është e vendosur kamera me 12MP për foto dhe video, ndërsa në anën frontale gjendet kamera me 8MP.

Pajisja fillimisht ishte caktuar të lansohet në maj.