BKT Kosova është shpallur “Banka më e mirë Digjitale në Kosovë” nga Euromoney në Çmimet Euromoney për Ekselencë 2024.
Ky vlerësim nënvizon përkushtimin e BKT Kosova në udhëheqjen e inovacionit digjital dhe ofrimin e shërbimeve bankare digjitale të veçanta në tregun financiar të Kosovës.
Çmimet Euromoney për Ekselencë vlerësohen gjerësisht si një nga çmimet më prestigjioze në industrinë bankare, duke njohur përsosmërinë dhe arritjet e jashtëzakonshme të institucioneve financiare. Çmimet bazohen në një proces vlerësimi rigoroz i cili përfshin një analizë të performancës financiare, kënaqshmërinë e klientit, inovacionet në shërbime dhe produkte, si dhe cilësinë e shërbimit.
“Ne jemi shumë të lumtur për vlerësimin që i është bërë bankës me marrjen e çmimit “Banka më e mirë Digjitale në Kosovë” nga Euromoney. Ky vlerësim njeh përkushtimin tonë për të ofruar zgjidhje inovative dhe të shkëlqyera digjitale për klientët tanë,” tha Z. Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të BKT Kosova.
“BKT Kosova ka fokus të veçantë transformimin digjital dhe përmirësimim e vazhdueshëm të përvojës bankare për klientët e saj”.
BKT Kosova dëshmohet të jetë pioniere në bankimin digjital, duke qenë e para në sektor që ofron pakon digjitale e cila përmbanë: hapjen e llogarive, aplikimet për kredi, aplikimet për kartelat e kreditit dhe mbitërheqjen. Banka gjithashtu ka revolucionarizuar sektorin bankar me lansimin e pagesave me QR përmes aplikacionit të saj mobil. Duke optimizuar produktet tradicionale bankare dhe duke prezantuar shërbimet digjitale inovative, BKT Kosova ka vendosur standarde për të gjithë sektorin financiar.
Për më shumë, BKT Kosova është banka e vetme e cila ka lansuar platëformën “Dora e Parë”, platformë online për menaxhimin e listimeve të pasurive të patundshme dhe automjeteve, me mundësi mbështetje financiare për të gjithë përdoruesit e platformës.
BKT Kosova ka përditësuar aplikacionin e saj të bankingut mobil “BKT Mobile-4C”, me një rindërtim të plotë të ndërfaqes, duke u ofruar klientëve një përvojë të re dhe të përmirësuar përdorimi. Versioni i ri i BKT Mobile prezanton shumë veçori të dizajnuara për të thjeshtuar dhe lehtësuar operacionet bankare për përdoruesit e saj.
Këto arritje pasqyrojnë punën e palodhur dhe përkushtimin e gjithë punonjësve të bankës, si dhe besimin dhe mbështetjen e klientëve të saj.
BKT Kosova është e përkushtuar të vazhdojë rrugëtimin e saj të rritjes dhe inovacionit, duke investuar në zhvillimet më të fundit teknologjike për të ofruar shërbime bankare të klasit të parë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht