Si vlerësim i performancës së jashtëzakonshme dhe lidershipit në tregun bankar, Banka Kombëtare Tregtare, fiton çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për 2016” nga një prej revistave më prestigjoze financiare, “The Banker”, një publikim i Financial Times. Çmimi iu dorëzua Kryetarit të Bordit Drejtues z. Mehmet Usta në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve Banka më e mirë e vitit, e zhvilluar në Londër më 7 dhjetor 2016. Kjo është hera e shtatë që BKT merr këtë çmim të nderuar në fushën e industrisë së shërbimeve financiare.
Z. Mehmet Usta, Kryetari i Bordit Drejtues të Bankës, gjatë fjalimit të marrjes së çmimit u shpreh: “Çmimi Banka më e mirë në Shqipëri për të shtatin vit, është një tregues i performancës së jashtëzakonshme që BKT ka arritur gjatë aktivitetit të saj në Shqipëri. I jemi shumë mirënjohës të gjithë klientëve dhe punonjësve për mbështetjen e vazhdueshme e cila bëri të mundur arritjen e këtij suksesi. Unë kam besim të plotë se dedikimi ynë i vazhdueshëm për të arritur standartet më të larta të përsosmërisë do të pozicionojë BKT në elitën e industrisë bankare edhe në vitet në vijim.”
Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues Z. Seyhan Pencabligil shtoi se: “Ne jemi krenar që për të shtatën herë marrim këtë çmim, i cili tregon dhe vlerëson përpjekjet tona të vazhdueshme për ti shërbyer klientëve me përkushtim gjatë gjithë këtyre viteve. Ky sukses thellon akoma më shumë motivimin tonë për të ngritur sa më lart emrin e BKT dhe për ti shërbyer klientëve edhe më mirë në të ardhmen.”
Së bashku me çmimin “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga The Banker, BKT edhe këtë vit është vlerësuar me tre çmimet më të mëdha të industrisë bankare, duke marrë më parë edhe “Banka më e Mirë në Shqipëri” nga “Euromoney” dhe “EMEA Finance”.
Për më tepër BKT Shqipëri dhe Kosovë përzgjidhen si “Banka më e mirë në Shqipëri” dhe “Banka më e mirë në Kosovë” nga revista bne IntelliNews. Ҫmimi i dhënë bazohet në vlerësimin e kthimit të kuitetit, që është një nga indikatorët kryesor të aktivitetit bankar. Pranimi i këtij çmimi konfirmon reputacionin e Bankës Kombëtare Tregtare në Kosovë dhe Shqipëri si partner të besueshëm, si dhe demonstron se aktivitetet dhe strategjitë e Bankës Kombëtare Tregtare janë në drejtimin e duhur.
Rreth The Banker
The Banker është një nga burimet më të rëndësishme bankare dhe financare në botë, duke ofruar ekspertizën e saj ndërkombëtare në sektorin financiar që prej vitit 1926, dhe aktualisht është duke festuar 90 vjetorin e themelimit të saj. The Banker lexohet në mbi 180 vende dhe është burimi kryesor i të dhënave dhe analizave për industrinë bankare, duke vlerësuar dhe renditur bankat që nga viti 1970.
Rreth BKT
BKT, e themeluar në 1925, është banka më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri. Me një total asetesh prej 3.1 miliard dollarë dhe 2.4 miliard dollarë depozita, BKT u shërben klientëve të saj nëpërmjet rrjetit prej 91 degësh, 65 prej të cilave ndodhen në Shqipëri dhe 26 në Kosovë.
Për më shumë informacion, vizitoni: www.bkt-ks.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Rriten shpenzimet e qeverisë, ASK publikon statistikat

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës