LAJMI I FUNDIT:

Bizneset në Kosovë pa kuadro profesionale, Rukiqi: Kemi hendek mes sistemit arsimor dhe tregut të punës (Video)

Bizneset në Kosovë pa kuadro profesionale, Rukiqi: Kemi hendek mes sistemit arsimor dhe tregut të punës (Video)

Ahmet Sedefi, pronar i Kompanisë “Sedefi”, e cila merret me prodhimin e produkteve të ndryshme ushqimore, thotë se si kompani përballën më mungesë të kuadrove profesionale.

“Kuadrot profesionale mungojnë si në prodhim, si në kontabilitet. Kjo dukuri e dëmton tregun, por me kuadro profesionale ka edhe vende të reja të punës. Kemi nevojë për teknolog, kemi nevojë për saldues, kemi nevojë për mjeshtër të elektrikes”, thotë Ahmet Sedefi, për RTV Dukagjinin.

Sipas Sedefit, kjo dukuri po dëmton mbarëvajtjen e bizneseve në Kosovë.


E arsyet pse shpien deri të kjo mungesë i shpjegon kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi.

“Kemi një hendek të theksuar në mes të asaj që po ofron sistemi arsimor, me atë që po kërkohet në tregun e punës. Ne e dimë, që pas luftës janë kërkuar disa profile në administratën publike dhe në sektorin financiar, por tashmë gjërat kanë ndryshuar”, thotë Rukiqi, përcjell Telegrafi.

Ai shton se mungesat me të theksuara janë në sektorin prodhues dhe atë të shërbimeve.

“Në përgjithësi të sektori prodhues dhe sektori i shërbime kemi mungesa të theksuara të personave që kanë shkathtësi, që realisht u mundësojnë kompanive të jenë konkurruese”, deklaroi Rukiqi.

Sipas Rukiqit, mungesa e kuadrove profesional po shkaktohet si pasojë e një qasje  jo e koordinuar mes nivelit qendror dhe atij komunal në stimulimin e drejtimeve profesionale. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Kalo në kategori