Me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës të premten e kaluar më 30 korrik 2020, miratuan në lexim të dytë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2020.
E pavarësisht votimit të tij në Kuvend, qytetarët dhe disa nga bizneset ende janë në pritje të ndihmës prej 170 eurove nga Qeveria. Por, as këtë javë nuk do të mund t’i marrin, kjo për faktin se Ligji ende nuk ka arritur të harmonizohet e as të procedohet në Presidencë për nënshkrim nga ana e presidentit Hashim Thaçi.
Zyra për media e Presidentit, ka thënë për Telegrafin se Ligjin për buxhetin ende nuk e kanë pranuar.
“Ne ende nuk e kemi pranuar. Në momentin që Ligji arrin në Presidencë ne i kemi tetë ditë afat ligjor për ta shqyrtuar nëse është në përputhje me Kushtetutën dhe rregulloret”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për media të Presidentit.
Mirëpo se kur pritet të hyjnë në fuqi ky Ligj, ende nuk dihet pasi që Ligji është ende është në fazën e inkorporimit.
Kështu kanë thënë për Telegrafin, nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.
“Ligji tani për tani është në fazën e inkorporimit dhe harmonizimit të amendamenteve që janë votuar në seancën e Kuvendit. Pasi të përfundojnë këto procedura pastaj do të procedojmë më tutje.”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti, tha se sapo të hynë në fuqi Ligji i Buxhetit do të nisin me pagesat e mbetura në gjysmë.
“Sapo të hynë në fuqi ligji i buxhetit do të nisim me pagesat e mbetura përgjysmë. Presim që Kuvendi të miratojë këtë jave edhe ligjin për rimëkëmbje ekonomike për të hapur rrugë për zbatim të të gjithë pakos për rimëkëmbje ekomomike”, tha Hoti.
Projektligji i rishikuar parasheh 1 miliard e 788 milionë euro, ndërsa totali i shpenzimeve të rishikuara të buxhetit është 2 miliardë e 620 milionë euro.
Buxheti i rishikuar për vitin 2020 adreson sfidat e krijuara nga pandemia COVID-19 dhe gjetjen e mënyrës së financimit të realizimit të programit qeverisës.
Përveç Pakos Emergjente Fiskale, Qeveria e Kosovës në këtë Projektligj ka krijuar edhe një fond, i cili do të shërbejë për rimëkëmbjen ekonomike.
Me rishikimin e bërë të buxhetit janë mobilizuar 600 milionë euro për të mbuluar mungesën e të hyrave prej 232 milionë eurosh si pasojë e pandemisë dhe gjithashtu për të krijuar Fondin për Rimëkëmbje Ekonomike në shumë prej 385 milionë eurosh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje