LAJMI I FUNDIT:

Bizneset dhe konsumatorët presin rritje rekord të çmimeve në Shqipëri

Bizneset dhe konsumatorët presin rritje rekord të çmimeve në Shqipëri

Pritjet për inflacionin janë rritur sërish në tremujorin e dytë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, bizneset presin që pas një viti norma e inflacionit të jetë 10.6 për qind, ndërsa në tremujorin e mëparshëm pritshmëritë e tyre ishin në nivelin 3.3 për qind.

Konsumatorët presin që pas një viti norma e inflacionit të jetë në nivelin 9.6 për qind, nga 7.3 për qind që kishte qenë pritshmëria mesatare një tremujor më parë. Këto janë vlerat më të larta historike të shënuara ndonjëherë në seritë e vrojtimeve.

Analiza e pritjeve për inflacionin bazohet në rezultatet e vrojtimit periodik të besimit të bizneseve dhe të konsumatorëve, si dhe në vrojtimin e pritjeve të agjentëve financiarë.


Tendenca rritëse e pritjeve të konsumatorëve shqiptarë për çmimet në të ardhmen është në linjë me ato të konsumatorëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se konsumatorët dhe bizneset janë të prirur të krijojnë pritshmëri që ndjekin tendencat e vlerave faktike të inflacionit.

Perceptimi dhe pritjet e konsumatorëve për inflacionin janë më të ndjeshme ndaj luhatjes së çmimeve të ushqimeve. Ndikimi i pandemisë në zinxhirët e shpërndarjes së mallrave dhe së fundmi pasojat e luftës në Ukrainë kanë rritur ndjeshëm çmimet e ushqimeve bazë dhe pasiguritë në tregjet përkatëse, duke u përçuar në rritjen e shpejtë të pritjeve për inflacionin nga ana e konsumatorëve.

Rezultatet tregojnë se pritjet janë në përgjithësi më të larta për individët me të ardhurat më të ulëta, shpenzimet e të cilëve janë të orientuara më shumë drejt mallrave ushqimore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në muajin korrik arriti nivelin 7.5 për qind, më i larti qysh në periudhën e krizës së vitit 1997. Specifikisht, inflacioni i produkteve ushqimore shënoi gjithashtu një vlerë rekord në më shumë 20 vjet, duke prekur nivelin 13.2 për qind. Këto zhvillime janë reflektuar në pritshmëri për inflacion edhe më të lartë mes bizneseve dhe sidomos mes konsumatorëve.

Ndërsa pritjet e agjentëve financiarë për inflacionin në horizontin afatshkurtër janë rishikuar gjithashtu për lart, ndërkohë që pritjet për horizontin afatmesëm kanë mbetur pothuaj të pandryshuara nga tremujori i parë.

Agjentët financiarë presin që inflacioni pas një, dy dhe tre vitesh të jetë përkatësisht 4.9 për qind, 3.8 për qind dhe 3.5 për qind.

Sipas Bankës së Shqipërisë, të tri seritë kanë shënuar vlera nën inflacionin faktik të tremujorit të dytë. Ky zhvillim tregon që ndonëse prirja rritëse e inflacionit është reflektuar në pritjet e agjentëve financiarë, por ato përgjithësisht vijojnë të mbeten më afër objektivit për inflacionin.

Megjithatë, në mbledhjen e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konstatoi se inflacioni ka marrë përmasa më shqetësuese, të reflektuara sidomos në rritjen e inflacionit bazë, që përjashton ecurinë e çmimeve të produkteve që kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht të produkteve ushqimore dhe lëndëve të para.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e dytë të vitit inflacioni bazë arriti nivelin 6.3 për qind, më i larti i regjistruar ndonjëherë dhe në rritje me 3.1 pikë përqindjeje krahasuar me vlerën e tremujorit të parë të vitit. Rritja e lartë e inflacionit bazë është një tregues se goditja nga krahu i ofertës, që u theksua edhe më shumë nga sulmni rus në Ukrainë, tashmë ka nisur të përcillet me ritme shqetësuese në të gjithë ekonominë.

Kjo analizë besohet se ishte një nga faktorët kryesorë që shtyu Bankën e Shqipërisë të shpejtojë ritmin e normalizimit monetar, duke e rritur normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindje në fillim të këtij muaji dhe duke e çuar në nivelin 1.75 për qind./Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori