LAJMI I FUNDIT:

Bislim Zogaj: Veprimi i sotëm i Shefqet Kabashit, pasojë e Masakrës së Dubravës

Bislim Zogaj: Veprimi i sotëm i Shefqet Kabashit, pasojë e Masakrës së Dubravës

I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Bislim Zogaj, ka qenë i pari sot që ka provuar ta qetësojë Shefqet Kabashin të mbijetuarin tjetër të kësaj masakre, i cili në përvjetorin e 20 të kësaj ngjarje shprehi një mllef para të pranishmëve.

Zogaj ka thënë se ky veprim i Kabashit, është pasojë e masakrës së dy dekadave më parë, njofton Klan Kosova.

“Maskara ka zgjatë pesë ditë dhe të gjithë e kemi pritë vdekjen. Në mesin e atyre që ka prit vdekjen ka qenë edhe Shefqet Kabashi. Bashkë me të, Nait Hasanin, Isak Shabanin dhe disa shokë të tjerë jemi kujdesur për të burgosurit. Kemi parë dhe kemi përjetuar gjithçka dhe kjo mund të jetë njëra nga pasojat e asaj masakre”, ka thënë Zogaj në Info Magazine.


Dërgohet në mbajtje për 48 orë i mbijetuari i masakrës së Dubravës i cili u largua me forcë nga tubimi
Lexo po ashtu Dërgohet në mbajtje për 48 orë i mbijetuari i masakrës së Dubravës i cili u largua me forcë nga tubimi

“As që mund të paramendonim se mund të ndodhte kjo. Në momentin kur e pashë Shefqetin në këtë situatë, duke llogaritur, se në burg në Nish dhe Lipjan kemi qëndruar bashkë mendova se mund të ndikojë pozitivisht dhe se do ta respektonte të kaluarën e përbashkët”.

Zogaj ka thënë se akuzat që bëri sot Kabashi duke drejtuar gishtin nga Hajredin Kuqi e Nait Hasani nuk qëndrojnë.

Largohet me forcë nga tubimi i mbijetuari i masakrës së Dubravës (Video)
Lexo po ashtu Largohet me forcë nga tubimi i mbijetuari i masakrës së Dubravës (Video)

“Asnjë prej atyre emrave nuk kanë të bëjnë asgjë me ato që thotë Shefqet Kabashi. Nga afër e pashë se ai nuk e kontrollonte vetën, nuk ishte i qetë dhe s’mund të vlerësonte drejt. Ka ardhur me paragjykime dhe me ndonjë inat nga koha në burg. Ai sigurisht ka dashtë të shprehë një mllef për jetën e pasluftës që mund të lidhet me pasojat nga burgu”.

“Naiti jo, edhe Hajredini nuk kam dëgjuar që kanë thënë diçka dhe nuk kanë të bëjnë me atë që është folë. Të gjitha fjalët që janë përdorur nga ai kanë qenë të pakontrollueshme. Ka qenë i pavetëdijshëm”.

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori