LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet për çështjen e emrit në vëmendjen e mediave greke

Bisedimet për çështjen e  emrit në vëmendjen e mediave greke

Bisedimet në lidhje me çështjen e emrit në mes të Maqedonisë dhe Greqisë janë në qendër të vëmendjes për publikun si në Maqedoni, ashtu edhe në Greqi.

Mediumet nga të dy anët japin informacione dhe mundohen që të zbulojnë se çfarë në fakt negociojnë Ministritë e Punëve të Jashtme të të dy shtetve fqinje, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, të cilët të martën kishin një takim gjashtë orësh në Vjenë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zv.kryeministri i obliguar me çështje evropiane, Bujar Osmani, kërkon që çështja për emrin mos të debatohet shumë nëpër media, si në Maqedoni ashtu edhe në Greqi, por në kuadër të bisedimeve në mes dy shtetve.


“Në momentin kur do të kemi ndonjë mospajtim, atëhere mund që të dalim në publik dhe të marrim mendimet e qytetarëve”, deklaroi Osmani.

Mediat greke i kanë dhënë vëmendje deklaratës së Kryeministrit Zoran Zaev, se deri më tani janë dakorduar për tre nga shtatë pikat në bisedimet dypalëshe.

Gazeta elektronike greke “Efimerida Ton Sidakton” rikujtoi se shtatë pikat e bisedimeve janë: emri, shfrytëzimi i emrit, identifikimi, gjuha, akronimet dhe shenjat, përdorimi tregtar.

Në lidhje me emrin, mediat greke komentojnë se Athina kërkon që emri të jetë pa përkthim, në gjuhë maqedone, ndërsa nga ana tjetër, Shkupi kërkon që të jenë dy fjalë të ndara.

Lideri i opozitës greke “Nea Democratia”, Kyriakos Mitsotakis, përsëri ka kritika të shumta ndaj Qeverisë greke, për mënyrën se si rrjedhin bisedimet mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Për bisedimet është deklaruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili kërkoi fleksibilitet në procesin negociues./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori