Pas vdekjes së të birit Aldi Rama, babai i tij Rufat Rama ka bërë përgjegjës për ngjarjen shtetin shqiptar, që sipas tij me papunësinë po vret të rinjtë.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Shqipëria Live”, Rufat Rama ka treguar se vetë jeton në Greqi, ndërsa i biri jetonte me gjyshërit, në gjendje shumë të vështirë ekonomike. Sipas babait të viktimës 21-vjeçari ishte i vetmuar dhe rrinte me shoqëri të keqe.
“Kohët e fundit u shkëput nga çdo familjar. Aldi jetonte me pensionin e gjyshit. Nuk i kërkoja kurrë lekë fëmijëve, më duket se i keqtrajtoj. I mësoja si ta mbajë lekun. I ka dërguar vëllai sa ka pasur mundësi, e ka dashur shumë. Vëllai është në gjendje shumë të keqe sot. Jeton në Greqi. Kishte mbi 10 ditë që nuk komunikonte me të. Ka mundësi të nisem nesër në mëngjes nga ora 8:00, por nuk e kemi vendosur. Kur më ka rënë brenda për herë të parë, thashë shyqyr zotit që nuk u bë gjë më e madhe se ishte fëmijë dhe bëra të pamundurën që të dalë djali.
Ndërsa për Aldin kur dëgjova se ka rënë për herë të dytë brenda për 5 cigare hashash, ishin fëmijë, jo grup kriminal. Ka shumë të rinj që e bëjnë këtë nga papunësia. Pse nuk përfundon në krim një bos? Po na vrasin rininë, po vrasin fëmijën tanë. Fajin e ka shteti. Nuk mundet të mbyllet një fëmijë në shtëpi pa bukë.
Nuk kam asgjë cfarë të them, jam gjysmë njeriu, nuk ngrihem dot në këmbë. Nuk di çfarë të them. Drejtësi deshëm, duhet të shiheshin këto gjëra të djalit tim. Unë falënderoj RENEA-n që ka vepruar me gjakftohtësi sepse djali vrau një efektiv. I falënderoj shumë se si u sollën. Gjyshërit e dinë që është në burg, nuk e dinë që nuk jeton më. Aldi ka qenë fëmijë shumë i mirë, vuante nga padrejtësia.
Nuk mund të flas me gjyshërit, nuk mund t’i dal para syve, do më mbysin, do më vrasin për Aldin. Nuk kanë televizor, të shkojnë këta gazetarët të shohin ku jetojnë. Jetonte në një dhomë me prindërit e mi. Nëna ime 90 vjeçe gatuante një pjatë gjellë për Aldin. Po u tregova gjyshërve, mbaruan të dy… Ata e rritën Aldin, ka qenë i dashur, nuk ka qenë kriminel. Ne jemi nga një familje e varfër, jo terroriste. Fëmija ka qenë i dashur, i vetmuar, pa prindërit afër, ka qenë me shoqëri shumë të keqe. Mamaja e Aldit është interesuar por çfarë do të bëjë…
Shikoni a ka Aldi makinë… Nuk ka pasur ndonjëherë makinë. I thashë ma merr djalin këtej, më tha nuk lejohej të largohej nga Shqipëria. Unë sot vuaj për këtë gjë. Por të dyja ngjarjet, u vra një baba e një fëmijë… E shikoni çfarë bëhet? I kam thënë djalit të vogël do të vij të të marr, por mos rri me atë shoqëri atje. Mendoja do shkel ligjin që të punonte, sot do ishte dhe polici dhe djali im gjallë. Kam 3 vjet e gjysmë që nuk shkel në Shqipëri, nuk ia njoh shokët.
Familjes së Saimir Hoxhës nuk di çfarë t’i them atyre fëmijëve, asaj nëne, prindërve, ju lutem shumë ngushëllime… Nuk di cfarë t’i them familjes që ka humbur djalin… Ngushëllime, nuk di gjë tjetër”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Aldi Rama 21-vjeç ka vrarë ditën e djeshme nënkomisarin Saimir Hoxha në Lezhë e më pas ka qëlluar veten me një plumb në kokë. 21-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e traumës në Tiranë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB: Gjatë 24 orëve 814 kundërvajtje, 171 për mosrespektimin e shpejtësisë së lëvizjes

KFOR-i reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame