Site icon Telegrafi

Biondja pretendon se fiton 5 mijë dollarë në ditë, duke shitur djersët e gjinjve që i fut në kavanoz

Ajo mund të quhet lirisht ndërmarrësja më inovative. Pasi bëri pasuri të madhe me shitjen e gazrave që i lëshonte dhe i fuste në kavanozë. Ylli i “90 Day Fiance”, Stephanie Matto, tani ka filluar një biznes tjetër të pazakontë – po i mbush kavanozët me djersën e gjinjve.

Kjo 31-vjeçare ishte detyruar të anulojë shitjen e gazrave për shkak të probleme shëndetësorë që i kishte pasur në janar, transmeton Telegrafi.

Por ajo tani i është rikthyer një aventure të re – duke fituar para të majme me shitjen e djersëve të gjinjve.

“Nëse djersa e gjinjve është e kërkuar, këtu jam. Do të jetë një verë e nxehtë – dhe gjinjtë e mi djersiten shumë, pra t’i mbushim kavanozët”, ka shkruar Matto.

Ajo pretendon se me vetëm 15 minuta qëndrim në rreze të diellit, mund të prodhojë djersë në gjoks mjaftueshëm për ta mbushur një kavanoz.

E nëse ditët në vijim vazhdojnë të jenë edhe më të nxehta, biondja thotë se mund të prodhojë mjaftueshëm djersë për të mbushur dhjetë kavanozë, që për secilin kavanoz i kërkon 500 dollarë.

“Më pëlqen të rrezitem pranë pishinës, pavarësisht se është një punë e rëndë. Gjithashtu kam gjinjtë e mëdhenj”, shtoi ajo.

31-vjeçarja pretendon se ky biznes po i sjell 5 mijë dollarë në ditë – pra nga shitja e djersëve të gjinjve. /Telegrafi/

@stepankamatto Just another day in the life on unfiltrd ?❤️? #LENOVOJUSTBEYOU #FrunktheBeat #funskit #10MillionAdoptions ♬ Blue Blood – Heinz Kiessling & Various Artists
@stepankamatto It was the best of times, it was the best of times. #FrunktheBeat #LENOVOJUSTBEYOU #10MillionAdoptions ♬ Not me starting a TikTok trend purrrrr – Preston is over party?
Exit mobile version