Kur më ra në dorë libri ‘New State, Modern Statesman’, që është biografia e Hashim Thaçit, isha duke e lexuar një përmbledhje të romaneve dhe novelave të Gabriel García Márquezit. Është ndryshim i madh të kalosh së lexuari nga stili i realizmit magjik të nobelsitit të njohur Márquez, në një libër biografie të një personazhi politik ku aplikohet një stil anglez i publicistikës nga autorët Roger Boyes dhe Suzy Jagger, gazetarë dhe redaktorë të mediave elitare botërore.
Nëse mund ta injorojmë dallimin e stileve, do të shohim se në të dy rastet mund të gjejmë ngjashmëri. Márquez është i njohur edhe për qëndrimet e tija politike dhe përkrahjen e lëvizjeve dhe revolucioneve majtiste në botë. Por, nuk e ka përkrahur intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe ne nuk kemi ndonjë referencë nga Márquezi ku flitet për udhëheqësin e luftës dhe burrështetasin modern të Kosovës, siç portretizohet Hashim Thaçi nga Boyes dhe Jagger. Sidoqoftë, ekziston edhe një ngjashmëri tjetër në mes personazheve fiktive të Márquezit në ‘100 vjet vetmi’ dhe Hashim Thaçit, personazhit ekzistues të autorëve britanikë. Në këtë vepër brilante të Márquezit, personazhet ‘vizitohen’ nga hijet e së kaluarës që vijnë si shpirtra nga bota tjetër. Edhe Hashim Thaçi, sikur edhe çdo udhëheqës apo revolucionar tjetër, me siguri ‘vizitohet’ nga situatat e së kaluarës të cilat ka gjasa që nuk e lënë rehat dhe së paku tentojnë të ndikojnë në veprimet e tija të sotshme.
Boyce dhe Jagger e kanë ndërtuar strukturën e librit të biografisë së Thaçit mbi tri shtylla. Si shtyllë e parë qëndron i biografuari, pra Hashim Thaçi, kurse shtylla e dyta është Kosova e pasviteve ‘90-të. Ashtu siç kërkohet, libri hapet me parathënien e senatorit Robert Dole, që mëton të jetë qëndrim (pozitiv) i një zyrtari amerikan për Thaçin dhe Kosovën.
Si çdo biografi, edhe kjo fillon nga fëmijëria. Thaçi, i cili është nga një fshat i zakonshëm i Kosovës, fillon të ndërtohet në një djalosh i cili, në rini, për shkak të interesimit të tij për situatën, po hynte në botën politike të Kosovës si i jashtëzakonshëm. Pastaj ai paraqitet si organizator i demonstratave të studentëve dhe më në fund edhe si themelues i UÇK-së dhe organizator i luftës së armatosur nga momenti kur e kishte vërejtur se politika paqësore nuk po jepte rezultate! Vjen lufta dhe, më në fund, Thaçi, të cilit tashti prapa i qëndron ushtria, që nga momenti Rambujesë është udhëheqësi i Kosovës. Rëndësia e Thaçit këtu paraqitet si e lidhur ngushtë me UÇK-në, e cila, pa dyshim është organizata më sublime që kanë krijuar shqiptarët në historinë e tyre të re. Madje, siç e përshkruan Tim Judah, UÇK është edhe guerila më e suksesshme në botë pasi që ia doli ta fuste në funksion NATO-n, organizatën më të fuqishme ushtarake në botë, për ta çliruar Kosovën. Ky është ‘shablloni’ të cilin e akceptojnë dhe e zbatojnë edhe autorët e kësaj biografie.
Shtylla e tretë është përfshirja dhe intervenimi i Perëndimit në Kosovë që paraqitet me ngjyrë dominuese anglo-amerikane. Qëllimi i librit është që këto tri shtylla të paraqiten të ndërlidhura mirë, të forta dhe funksionale. Prandaj, paraqiten të suksesshme pasi që e kanë mundur një të keqe që ishte regjimi serb në Kosovë.
Vëmendje të veçantë tërheq shtylla e tretë në të cilën na shfaqet një historik i shkurtër por interesant i periudhës së hyrjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si problem që kërkon zgjidhje adekuate. Autorët e biografisë në mënyrë mjaft interesante, dhe duke ofruar disa të dhënat të panjohura më parë, paraqesin periudhën e ndërtimit të ndikimit politik që është zbatuar në procesin e ndërtimit të përkrahjes ndërkombëtare për Kosovën. Procesi fillon me qëndrimin ndërkombëtar i cili është i pavolitshëm ndaj Kosovës, veçanërisht ndaj UÇK-së, gjatë së cilës periudhë Kosova gjendet e nënshtruar nga regjimi i fuqishëm i Millosheviqit.
Reagimet e para amerikane ndaj lajmërimit dhe veprimeve fillestare të UÇK-së kundër regjimit serb, janë dëshpëruese. Përfaqësuesi amerikan, Bob Gelbart, e cilëson UÇK-në si organizatë terroriste. Por, gjërat lëvizin shpejtë dhe, siç dihet, Gelbart e ndryshon mendimin. Gjatë kësaj kohe (vera e vitit 1998) amerikanët brengosën, por nuk flasin për intervenim ushtarak. Skepticizmi amerikan ilustrohet me rastin e bisedës telefonike, deri tash sekrete, në mes kryeministrit britanik Tony Blair, dhe presidentit amerikan Bill Clinton, kur këta dy po e diskutonin gjendjen në Irlandën Veriore. ‘Ne nuk duhet të hyjmë në një situatë ku NATO do të vepronte si forcë ajrore e UÇK-së’, është shënuar të ketë thënë Clinton, kur Blair kërkon angazhim më të madh në konfliktin ushtarak në mes UÇK-së dhe forcave serbe që ofronte potencial të një rreziku për luftë të gjerë rajonale. Po ashtu, ekzistonte frika se përkrahja ushtarake për UÇK-në do të rezultonte në krijimin e një shteti gangsterësh. Po këtë mendim (skeptik) e shpreh edhe sekretarja e shtetit amerikan, Medellin Albright. Gjërat sërish ndryshojnë dhe deri në fillim të vitit 1999 amerikanët dhe britanikët janë tërësisht në favor të intervenimit e cila gjë, faktikisht, e solli NATO-n të ishte mu forca ajrore e UÇK-së.
Nga intervenimi doli edhe themelimi i shtetit të Kosovës që nga jo pak njerëz është cilësuar si shtet gangsterësh dhe që, deri diku, e bënë të arsyeshme brengën e Clintonit. Por, si erdhi deri te ky ndryshim kaq i madh i qëndrimit amerikan?
Autorët e kësaj biografie kanë vendosur që Hashim Thaçi të cilësohet si njeriu i vetëm që ndikoi në ndryshimin e mendjes së Albrightit dhe si rezultat solli ndikimin në procesin e ndërrimit radikal të qëndrimit amerikan (f. 46-47). Këtu, sipas autorëve, roli i individit është primar dhe nuk i kushtohet shumë rëndësi elementit gjeostrategjik që duhet të jetë arsyeja kryesore që i vë në lëvizje interesat ndërkombëtare.
Në mënyrë paralele, gjatë kësaj periudhe, vërejmë ndryshimin e peizazhit politik të Kosovës. Shohim edhe ngritjen e Thaçit në udhëheqës apo në faktorin kryesor politik. Për shkak të luftës, ngritja e Thaçit bëhet krahas rënies së autoritetit të Ibrahim Rugovës që vjen si rezultat i dështimit të politikës paqësore. Kjo pjesë mund të sjell dëshpërim te përkrahësit e Rugovës për shkak se atyre mund të mos ju pëlqejnë përshkrimet e situatave të rënda nëpër të cilat ka kaluar lideri i tyre. Por, libri është shkruar me qëllim që të paraqitet ndërtimi i Thaçit në udhëheqës dhe në politikë është e lejueshme ngritja e një politikani duke e sulmuar kundërshtarin aty ku mendohet se ekzistojnë pikat e dobëta. Kjo është ajo pjesa e cila do t’ju pëlqente përkrahësve të Thaçit numri i të cilëve, siç na tregojnë zgjedhjet e fundit, ka shënuar rënie.
Struktura e librit është ndërtuar nga mjeshtër të mëdhenj dhe rrëfimtarë të shkëlqyeshëm, si Boyce dhe Jagger. Nga kjo shihet se kjo biografi ka për detyrë ta paraqesë jo vetëm Thaçin të rëndësishëm, por nëpërmes tij të rrëfehet edhe përfshirja e Perëndimit në Kosovë dhe të plasohet në opinion si tregimi i suksesshëm.
Secili që ka një njohuri, sado modeste të kësaj periudhe, mund të argumentojë se narracioni i zbatuar në këtë libër nuk përputhet tërësisht me realitetin. Por, askush nuk mund të mohojë që Thaçi nuk ka qenë prezent në këto lëvizje ose ngjarje.
Biografia në fjalë këtu merr karakter të konstruktimit artificial dhe shpjegimit zyrtar të personalitetit të Thaçit në udhëheqës (lider). Si e tillë, kjo biografi është e ngjashme me të gjitha biografitë e udhëheqësve botërorë, sidomos me ato të atyre që kanë udhëhequr revolucione, luftëra çlirimtare ose ngjarje tjera të mëdha. Ta zëmë, një biografi e këtij lloji është edhe ajo e Leninit. Narracioni zyrtar sovjetik e paraqet Leninin si udhëheqës të kamotshëm. Por, faktet historike vërtetojnë se Lenini pothuajse rastësisht është bërë udhëheqës i Revolucionit të Tetorit që solli përmbysjen e sistemit carist dhe vendosjen e regjimit komunist. Kur Lenini ishte kthyer në Rusi, nuk ishte as në takimin e parë të udhëheqësve revolucionarë. Por, gjërat lëvizën aq shpejt sa që valët e ndryshimeve e sollën Leninin mu në ballë të revolucionit. Kjo ishte arsyeja që e shtyri Leninin ta thoshte atë shprehjen e famshme: ’Ndryshimet që nganjëherë i sjellin javët, nuk mund t’i sjellin as dekadat’. Kjo thënie vlen edhe për ngritjen e Thaçit i cili, kur filloi lufta në Kosovë, erdhi nga Zvicra sikur edhe Lenini, dhe i panjohur u gjet në një situatë ku ngjarjet lëviznin me shpejtësi pothuaj astronomike. Në këtë rast, thënia e Leninit për Thaçin merr kuptim edhe më radikal. Në këtë rast Lenini me siguri do thoshte se ‘për Thaçin pak vite sollën ndryshime që nuk do t’i sillnin as shekujt’.
Pasi që Kosova hyri në arenën ndërkombëtare si problemi më i madhi që ekzistonte në Evropë, është shumë e natyrshme që Thaçi të krahasohet me Winston Churchillin, Gerry Adamsin, Fidel Castron apo me ndonjë udhëheqës tjetër të këtij kalibri. Thjeshtë, problemi ishte i madh dhe ata që marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve të mëdha, duhet të jenë të mëdhenj.
Në pjesën e dytë të librit autorët e ‘shëtisin’ të biografuarin nëpër të gjitha situatat politike dhe vendimmarrëse të cilat janë të rëndësishme për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare. Fjala është për periudhën e hyrjes së KFOR-it në Kosovë e deri sot ku me kujdes paraqiten ngjarjet, siç janë themelimi i UNMIK-ut, transformimi i UÇK-së në TMK, zgjedhjet e para demokratike, themelimi i qeverive nën udhëheqjen e Thaçit e deri në pozitën e presidentit, përfshirë bisedimet me Serbinë dhe akuzat e Dick Martit. Natyrisht, në të gjitha këto ngjarje historike Thaçi është në rolin kryesor. Me fjalë tjera, në çkado të rëndësishme që ka ndodhur në Kosovë, Thaçi ka qenë aty, në krye të detyrës për t’i zgjidhur problemet kombëtare me sakrifica por me sukses. Kjo është arsyeja që Enver Hoxhaj e krahason Hashim Thaçin me kryepatriotin shqiptar, Hasan Prishtinën, dhe autorët e librit e pranojnë këtë vijë.
Të merremi vesh, libri i drejtohet audiencës ndërkombëtare apo kryesisht botës anglofone dhe si i tillë nuk është i përshtatshëm për masën e lexuesve të Kosovës dhe më pak të Serbisë. Disa skena interesante të filmit ‘Casino Royale’ të James Bondit (Pierce Brosnan) duhet të përmendën në këtë rast. Në këto skenat mbretëron një luks i paparë, natyrë e mrekullueshme dhe ndërtesa impozante. Të dhënat nga anekdotat thonë që kur është shfaq ky film në kinematë e Malit të Zi, këto skena kanë qenë aq joreale sa që shikuesit, pra malazezët, janë shtrirë përtokë duke qeshur. Situata të këtilla ka edhe në librin e biografisë së Thaçit. Malazezët, por edhe shqiptarët, mund të qeshin sa të duan, por duhet ta dinë që filmi e as libri nuk janë për ta. Regjisorët dhe skenaristët e filmave, sikur edhe autorët e librave, kanë për detyrë që t’i përmbahen strukturës së caktuar që përshkohet me klishe e ndoshta edhe me hiperbolizime të rastit, sepse kështu depërtohet te publiku i Perëndimit. Ky fakt duhet ta bëjë këtë libër të lexueshëm aty ku dedikohet.
Problemi kryesor i librit në fjalë është mungesa e distancës kohore. Ngjarjet e pjesës së parë të librit janë ende të freskëta kurse ato të pjesës së dytë janë të sotshme dhe si të tilla janë ende në lëvizje për të marrë formën përfundimtare më vonë. Kjo cilësi apo karakteristikë nuk e lejon asnjë libër të shihet me shumë seriozitet nëse mëtohet që lënda të jetë historike.
Dhe, siç na mëson gjiganti i letrave të kësaj bote, Umberto Eco, ‘librat nuk shkruhen për të besuar në to’. Librat, po sipas Ecos, shkruhen për të ngritur shqyrtime dhe për të hapur debate e diskutime. Në këtë aspekt, libri i biografisë së së Hashim Thaçit është plotësisht i suksesshëm.
Më në fund, duhet ta kemi parasysh që biografia e Hashim Thaçit për lexuesin e Kosovës nuk është shkruar ende.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje