Ajo kishte frikë se mund të mos bëhej kurrë nënë kur mjekët zbuluan dy mitra në trupin e saj.

Kështu, Jade Buckingham ishte shumë e lumtur kur arriti të lindte Kairon, transmeton Telegrafi.


Përsëri, 25-vjeçarja u gëzua edhe më shumë kur zbuloi se ishte shtatzënë me binjakë vetëm 18 muaj më vonë.

Lanae dhe Lavell u rritën në mitra të ndara - një fenomen kaq i rrallë sa mjekët thonë se ka mundësi të ndodhë një në 50 milionë shanse.

Twins123

Por ky nuk është aspekti i vetëm unik për binjakët e Buckingham.

Lanae ka një ngjyrë më të errët lëkure dhe flokë të errët, kaçurrela, ndërsa Lavell ka flokë bjonde dhe lëkurë më të hapur.

Buckingham, nga Sutton-in-Ashfield në Nottinghamshire të Anglisë tha: "Ndonjëherë kur jemi jashtë dhe njerëzit pyesin për ta, ata nuk besojnë se janë binjakë.

Twins1234

"Ndonjëherë iu tregoj atyre një fotografi të kohës kur kanë lindur".

Siç bëhet e ditur, 25-vjeçarja e cili i lindi fëmijët në vitin 2018, tha se u deshën 'disa muaj' para se të fillonin të shfaqeshin ndryshimet e vërteta të ngjyrës së lëkurës së binjakëve.

Fenomeni mund të ndodh në një 500 grupe binjakësh të lindur nga çifte me raca të përziera. /Telegrafi/

Woman 1