Në blogun e tij, miliarderi amerikan Bill Gates ka paralajmëruar për rrezikun e ndryshimit klimatik, duke theksuar se viktimat në njerëz dhe shpenzimet financiare në të ardhmen do të mund të ishin më të mëdha sesa ato që i ka shkaktuar coronavirusi.
Bill Gates prej vitesh ka paralajmëruar për rrezikun potencial të një virusi vdekjeprurës që do të mund t’ua merrte jetën miliona njerëzve, duke bërë me dije se mund të vie deri te një pandemi që do ta ngrinte në këmbë botën, transmeton Telegrafi.
Por shumica e njerëzve këto paralajmërime nuk i kanë kuptuar seriozisht, duke i konsideruar si skenarë të filmave apokaliptik. Megjithatë ata kurrë nuk kanë besuar se do të jenë dëshmitarë të një ngjarje të tillë reale dhe se do ta përjetojnë këtë, dhe atë në vitin 2020. Situata me coronavirusin ka treguar se Gates ka pasur të drejtë.
Në blogun e tij Gates ka paralajmëruar për një rrezik tjetër të madh, që me kalimin e kohës do të mund të ishte më vdekjeprurës dhe më i rrezikshëm sesa pandemia e coronavirusit.
Fjala është për temën aktuale – ndryshimet klimatike. Humbje të jetëve të njerëzve dhe shkatërrimin që po e shkakton sot pandemia e coronavirusit, në të ardhmen do të mund ta nxiste ndryshimi klimatik.
E deri te ky përfundim Gates ka ardhur duke u bazuar në vdekjet e shumta që po shkaktohen nga coronavirusi, që sipas shkrimit të tij në blog po vdesin 14 persona në 100 mijë banorë.
Për shkak të ngritjes së temperaturave gjatë 40 viteve të ardhshme, përqindje të ngjashme të vdekjeve sikurse nga coronavirusit pritet të ndodhin.
Sipas themeluesit të kompanisë Microsoft, deri në fund të shekullit 21 këto shifra do të rriten edhe më shumë, kështu që nga 14 sa ishte deri më tani do të shkoj në 73 të vdekur në 100 mijë banorë.
Por nëse zvogëlohet emetimi i gazrave, atëherë pritet të ndodhin 10 vdekje në 100 mijë banorë. Deri më 2060, ndryshimet klimatike sipas Gates do të mund të ishin më vdekjeprurëse sesa COVID-19, kurse deri më 2100, do të mund të ishin pesë herë më vdekjeprurëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës