LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates për pushime në Mal të Zi me jaht që kushton 1.4 milion dollarë në javë

Bill Gates për pushime në Mal të Zi me jaht që kushton 1.4 milion dollarë në javë

Miliarderi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates së bashku me familjen tash e sa ditë po shijon pushimet në brigjet e detit Adriatik.

Njeriu i dytë më i pasur në botë po kalon verën në qytetin bregdetar malazez të Tivatit, më saktësisht në qendrën detare-turistike të Porto Montenegro, shkruan e përditshmja podgoricase, Vijesti.

Ai raportohet se po qëndron në Hotel Regent dhe çdo ditë po shfrytëzon edhe fushat e tenisit në Porto Montenegro.


https://www.instagram.com/p/B0sv5mopcTn/

Ata që e kanë parë Gatesin dhe familjen thonë se janë njerëz shumë të thjeshtë dhe spontan gjersa i kanë parë edhe në Tivat dhe Boka Kotorska, ku po shijojnë ofertën turistike ndërsa në shtetin malazez kanë arritur me jahtin, të cilin e kanë me qira për një pagesë 1.4 milion dollarë në javë.

Raportohet se 63-vjeçari ishte i impresionuar veçanërisht me bukuritë e rivierës Boka Kotorskas.

Bill Gates tashmë po punon me bashkëshorten, Melindën në punë humanitare gjersa sipas revistës Forbes, ai ka pasuri prej 95.4 miliardë dollarësh, duke e bërë atë personin e dytë më të pasur në botë pas themeluesit dhe CEO-s të Amazonit, Jeff Bezos. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë

Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë

Magazina
Kalo në kategori