Sonte (e hënë) pritet të mbahet evenimenti më i rëndësishëm në kalendarin e modës “Met Gala 2019".

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit çmimet e biletave për të ndjekur këtë event janë shumë të mëdha.


Sipas gazetës, New York Times, çmimet e biletave për person shkojnë nga 35 mijë dollarë, ndërkaq nëse dëshironi të rezervoni një tavolinë, duhet të paguani 200 mijë deri në 300 mijë dollarë.

gettyimages 1142124866 (FOTO: Joe Scarnici/Getty Images)

Ky organizim është mbajtur për herë të parë në vitin 1948 në mënyrë që t’i inkurajojë shtresën e lartë të Nju Jorkut të dhurojnë donacione, kurse në ditët e sotme fytyrat më të njohura nga bota e modës, muzikës e artit bëhen bashkë për të mbledhur para për Institutin Met.

Pjesë e këtij evenimenti është edhe artistja shqiptare, Rita Ora e cila shquhet për stilin e veçantë. /Lajmi.net/