Përballja e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Nju Jork me ambasadorin rus ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare.
E përditshmja gjermane “Bild” në një artikull të sajin shkruan se drejtuesi i mbledhjes për Ukrainë në Këshillin e Sigurimit, Edi Rama i vuri frenat me një fjali ankesës së ambasadorit rus.
Në shkrim theksohet se ambasadorit rus nuk i pëlqeu fakti që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte i pari që foli pas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, njësoj si vitin e kaluar.
“Kjo, sipas mendimit të tij, do ta kthente seancën në një ‘stand-up show’, një ironi, për karrierën e mëparshme të Zelensky si komedian. Dhe gjithashtu, kjo do të dëmtonte imazhin e kreut aktual të OKB-së…
Por, Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë dhe aktualisht kryetar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk u acarua nga kjo.
Ai i bëri një goditje tjetër Rusisë me qetësi dhe vendosmëri: ‘Dëshiroj të siguroj kolegët rusë këtu dhe të gjithë të tjerët, se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare, por një vazhdimësi e një praktike të gjatë dhe të vendosur që përputhet plotësisht me rregulloret e OKB-së’”, thuhet në shkrim.
“Ju jepini fund luftës dhe presidenti Zelensky nuk do të flasë. Kaq e thjeshtë është…”.
Gjermania “Bild” shkruan ndër të tjera se Edi Rama njihet si mendjemprehtë dhe me humor, ndërsa replika e tij me ambasadorin rus shkaktoi të qeshura e nënqeshura në sallën e OKB-së.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti