Në Kosovë aktualisht ekzistojnë rreth 750 xhami, ku qytetarët kryejnë ritet e tyre fetare. Në mesin e tyre janë mbi 200 syresh që janë ndërtuar që nga përfundimi i luftës.
Zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se ndërtimi i xhamive të reja është bërë me kontributin e vetë qytetarëve të besimit islam të Kosovës, por edhe me ndihmën e donatorëve të huaj, kryesisht nga Turqia dhe Arabia Saudite.
Pavarësisht kësaj, një numër i qytetarëve të Kosovës të besimit islam vazhdojnë të kryejnë ritet fetare jashtë objekteve të xhamive.
Udhëheqës të Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se të gjitha xhamitë në Kosovë janë nën kontrollin e këtij institucioni, përveç dy prej tyre.
“Në Bashkësinë Islame të Kosovës mendojmë se i kemi nën kontroll të gjitha xhamitë, me përjashtim të dy xhamive, për të cilat janë të njoftuara organet e rendit dhe instancat me të larta të shtetit të Kosovës. Njëra është fshatin Qyshk të Komunës së Pejës, të cilën nuk e kemi nën kontroll. Aty është imami jolegjitim, i cili nuk ka vendim nga BIK-u dhe ai është vetë emëruar aty dhe nuk pranon të lirojë vendin e punës. Tjetra nuk është xhami; është një objekt i improvizuar dhe është në Komunën e Dragashit”, thotë Fatmir Iliazi, zëvendës i Kryeimamit Sabri Bajgora.
Mirëpo, Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se ka disa raste, si në komunën e Kaçanikut, Vitisë dhe Pejës, ku Këshilli i Bashkësisë Islame nuk bashkëpunon mirë me imamët atje.
“Është shqetësues fakti se pse disa imamë të vetëquajtur të moderuar ose disa imamë të tjerë të quajtur konservatorë, e kundërshtojnë bashkëpunimin dhe kundërshtojnë të jenë pjesë e Bashkësisë Islame dhe të punojnë nën urdhra e BIK-ut”, thotë Perteshi.
Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, në vitin 2000 numri i xhamive ka qenë trembëdhjetë (13), kurse 16 vite më vonë ky numër është rritur në 25 sish.
Liburn Aliu, drejtor i Drejtoratit për Urbanizëm në Komunën e Prishtinës, thotë se Bashkësia Islame e Kosovës ka kërkuar që gjatë planifikimeve të zonave të reja urbane të caktohet edhe numri i xhamive. Por, sipas tij, kjo ka qenë e pamundur pasi “nuk mund të paragjykohet besimi i banorëve që do të jetojnë aty”. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë