LAJMI I FUNDIT:

BIK-u njofton se Komuna e Prishtinës ka dhënë kushtet e ndërtimit për Xhaminë Qendrore (Dokument)

BIK-u njofton se Komuna e Prishtinës ka dhënë kushtet e ndërtimit për Xhaminë Qendrore (Dokument)

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka dhënë kushtet e ndërtimit për Xhaminë Qendrore në Prishtinë.

Në faqen zyrtare të këtij institucioni thuhet se në interes të opinionit të gjerë dhe të besimtarëve myslimanë, përkitazi me procedurën për përgatitjet rreth nisjes së ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, Kryesia e BIRK-ut njofton opinion se ditë më parë nga Komuna e Prishtinës, respektivisht nga Drejtoria e Urbanizmit, ka marrë kushtet ndërtimore për hartimin e dokumentacionit ndërtimor-projektin kryesor për ndërtimin e Kompleksit “Xhamia Qendrore” në Prishtinë.

Më tutje aty thuhet se ekipi i arkitektëve të Kryesisë së BIK-ut në bashkëpunim me Studion Projektuese nga Ankaraja, janë duke punuar në përgatitjen e projektit kryesor dhe gjithë dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me planin ideor dhe kushtet e ndërtimit, që sa më parë të krijohen kushtet për nisjen e punimeve në ndërtimin e Kompleksit të “Xhamisë Qendrore” në Prishtinë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori