Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për nëntë muaj të këtij viti ka rënë për 1.23 për qind numri i përgjithshëm i rasteve. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kanë ndodhur më pak vrasje, më pak lëndime trupore, si dhe më pak vjedhje. Por, janë shtuar dukshëm rastet e dhunës në familje.
Numri i vrasjeve gjatë në Kosovë ka pësuar rënie, krahasuar me vitin e 2023.
Në disa statistika të publikuara nga Policia e Kosovës për periudhën janar-shtator të këtij viti, pos tyre është parë që ka pasur edhe më pak raste të veprave penale, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Nga 25 raste të vrasjeve më 2023, sivjet për nëntë muaj kanë ndodhur raste të tilla.
Rastet e vjedhjeve të rënda kanë shënuar rënie, nga 2082 në 1592 raste.
Sipas njohësit të çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ulja e numrit të rasteve penale është edhe si shkak i efektivitetit të Policisë së Kosovës.
“Mund të themi që Policia e Kosovës ka filluar të reflektoj dhe ka rritur kapacitetet e saja për të marr masa preventive dhe për të minimizuar aktivitetet të cilat kanë quar deri tek cenimi i sigurisë publike qoftë tek vrasjet, qoftë tek çështjet e trafikut por që me theks të veçantë Drejtori i Policisë së Kosovës e ka vë situatën tek dhuna në familje e cila e ka një rritje të punës dhe angazhimit të Policisë përgjatë këtij viti”, ka thënë Drizan Shala – njohës i sigurisë.
Por kthesë të kundërt kanë marrë rastet më të raportuara në vendin tonë, ato të dhunës në familje. Ato kanë shënuar rritje për 4.4 për qind sivjet.
Në këtë prezantim të të dhënave janë paraqitur edhe aksidentet të trafik.
Edhe këtu ka ulje të rasteve.
Numri i aksidenteve në përgjithësi ka shënuar rënie për 2.4% e numri i aksidenteve me fatalitet, ka shënuar rënie për 14.5%.
Por, këto të dhëna përshtypje nuk po i bëjnë ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj. Madje ai pretendon se ato janë të pavërteta.
“Është e kundërta, për fatin tonë të keq, meqenëse janë shtuar tiketat krahasuar me vitin e kaluar dhe në bazë të analizës, në qoftë se shtohen gjobat atëherë duhet me qenë edhe masat preventive për parandalimin e aksidenteve. Derisa na kemi aksidente shumë ma shumë po vërehet që ligji për gjobat, shtrenjtimi i tyre nuk po e jep më efektin edhe frytin e vet. Kjo tregon që as Policia as shteti nuk janë duke u marr me masa preventive”, ka thënë Nol Dedaj – ekspert i komunikacionit.
Për 9 muaj të këtij viti, Policia e Kosovës po ashtu ka njoftuar që është rritur numri i armëve të konfiskuara, e edhe numri i të arrestuarve dhe personave të ndaluar./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë
S’kalojnë amendamentet e PDK-së: Përplasje e ashpër Shoshi-Bogujevci, i bashkëngjitet edhe Musliu
“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?
Operacioni "SIM", prangosen katër të dyshuar në Prishtinë dhe Mitrovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme