Bie numri i magjistrave dhe specializantëve në Maqedoni

46:"group of multiracial graduates holding diploma 13:"MICHAEL ZHANG
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në vitin 2016 titullin magjistër i shkencave dhe specializantë e kanë iftuar 2021 persona, 1881 nga të cilët janë magjistra, kurse 140, specializantë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ky numër, krahasuar me vitin 2015, është ulur për 17.2%. Nga numri i përgjithshëm i magjistrave dhe specializantëve, 58.9% janë femra.
Numri më i madh i magjistrave janë të sferës së shkencave shoqërore (63.7%), pastaj shkencat teknike-teknologjike 20.9%, kurse pjesa tjetër janë të drejtimit humanitar, matematiko-natyror, biokimi dhe mjekësi./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/03/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































